• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SHISH ka bërë zbulime tronditëse”/ Vangjeli tregon sekretet: 4 “kokat” më të përgjuara në Shqipëri, gabimi i Bashës e fati i Metës

by Java News
25/11/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë më parë Presidenti bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja. Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë?

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e “ABC LIVE” u shpreh se sulmi që Lulzim Basha i bëri Ilir Metës ishte i panevojshëm për momentin. “Ishte e panevojshme. Rëndësia e një politikani matet me shumën e armiqve që ka, por ky ishte momenti më i keq për të shtuar një armik tjetër në frontin e bashkuar kundër tij. Jashtë kohës, interesave dhe logjikës normale. Është këshilla më e keqe që i është dhënë në këtë periudhë të keqe në krye të PD-së.

E nisi vetë duke folur për Trekëndëshin e Bermudës, por bëhet fjalë për një rreth të mbyllur ku në qendër është Rama dhe në pika ta caktuara është Berisha, Meta dhe Basha. Basha është në armiqësi të thellë me Ramën për shkak të detyrës dhe me zotin Meta. Berisha është kundër Bashës dhe Ramës, por hesht për Metën. Meta është kundër Ramës dhe Bashës, por thotë ndonjë fjalë të mirë për Berishën. Në fund të marsit të këtij viti Meta bëri një deklaratë që u komentua si kontraverse, kur sfidoi që nëse Rama merrte 71 mandate do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte drejtimin e opozitës. Atëherë u konsiderua si kërcënim.

Tani jemi në kushtet kur Rama mori më shumë se 71 mandate, Meta vijon të jetë president dhe kemi një ridalje të tij të vrullshme në skemë. Mbetet pa u verifikuar pika e tretë, kryetari i opozitës dhe nëse do të tentojmë të gjejmë prapaskenat e deklaratës së Bashës duhet të shikojmë më thellë, marsin e këtij vendi. Edhe në këto zgjedhje Basha perceptohej më afër Ramës sesa aleatit të tij Meta. Ky paradoks i kushtoi opozitës këtë mandat të tretë të humbur dhe një opozitë të dobët” tha ai.

Pak ditë më parë, Ilir Meta rrëfeu një episod që sipas tij kishte ndodhur në Gjermani, ku Lulzim Basha tha ai, “me lot në sy më kërkoi të anuloja datën e zgjedhjeve”. Por a është kjo një përpjekje që Ilir Meta të ulë figurën e Bashës apo të sqarojë vendimin për dekretin e 13 Tetorit?

“Nuk do të ishte as njëra dhe as tjera. Nëse Meta do ta gjykonte…unë besoj që nuk i interesonte të përfshihej në këtë betejë. Nëse do të duhej të fliste, Meta e kishte të gatshëm fjalimin, fiks ai që ka lexuar në presidencë kur tërhoqi dekretin e tij të parë, kur foli për nevojën e zgjedhjeve pluraliste.

Pjesa e bisedës që pretendohet në Gjermani i ka të dy aksionerë, mund të dalë Basha nesër dhe të thotë unë isha në këmbë dhe ai ulur…Sot ka dy gjëra të rëndësishme; Meta në atë moment bëri aktin e duhur politik, por me mjetet e gabuara juridike. Dekretin nuk kishte mundësi ta kthente pas. Rama bëri aktin e duhur juridik, sepse nuk kishte mundësi të bënte ndryshe, por me një kosto politike. Zgjedhjet e 30 qershorit janë të cenuara. Ishin me një parti të vetme
” tha ai.

Por a lidhet rifutja në lojë e Ilir Metës me vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë në Janar për fatin e tij? Vangjeli mendon se Kushtetuesja nuk do ta shkarkojë kreun e shtetit.

“Nuk ka të bëjë me Janarin kur të mblidhet Kushtetuesja për vendimin për të. Unë mund t’jua parathem që gjykata do të verifikojë se ka një shkelje nga Meta, por që nuk është një shkelje e rëndë dhe nuk ka shkaktuar pasoja për ndërprerjen e mandatit. Politikani Rama ishte i fundit i interesuar që Meta të linte zyrën, pavarësisht retorikës”.

Tre ditë më parë Presidenti bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja. Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë? Lorenc Vangjeli e beson.

“Çështja e përgjimeve për mua është plotësisht e besueshme. Kjo është një nga deklarata më të rënda të mundshme, por ka pasur një vëmendje minore. Unë mund t’ju jap prova që një gjë e tillë në të shkuarën ka ndodhur. Në 2014 ka pasur një tentativë verifikimi në SHISH dhe kanë bërë zbulime tronditëse të llojit, po ju jap katër nga emrat që përgjoheshin atë kohë; Rama, Meta në atëkohë kryetar Kuvendi, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Meta mbante rekordin në dalje në përgjime mbi 700 të tilla.

Nuk është një historie e re, atëherë ka pasur një raport të konsideruar sekret. Mënyra si janë përgjuar ka qenë përmes një truku, gati qesharak, piketohej dikush i cili kishte kontakte me personazhet e piketuar për t’u përgjuar, ndiqej ai dhe dilte ai. Ligji kërkon që në momentin që del një personazh me imunitet, ndërpritet përgjimi dhe kërkohet mandat dhe ajo që ishte regjistruar asgjësohet. Bëhet fjalë për shkurtin e 2012 kur në fillim ish-ministri i Brendshëm Nishani dhe Berisha dhanë provën e fortë por indirekte, që Edi Rama dhe deputetë socialistë ishin në përgjim.

“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur një listë të gjatë të të përgjuarve, këto katër emra, deputetë, biznesmenë të fuqishëm dhe një sërë gazetarësh që kanë qenë në përgjim. Ka edhe një gjë tjetër, shumë shkurt. Dy personazhet që flitet, Rama-Meta e kanë pranuar më pas, përgjimet që u janë bërë në pranverën e 2013-tës përpara zgjedhjeve për të ditur cfarë do të bënte PS dhe LSI. Dhe këta që nuk flisnin në telefon kur flisnin me njerëzit e tyre, shanin njëri tjetrin dhe e mohonin aleancën gjë që e vuri në gjumë doktorin” tha Vangjeli./m.j

Next Post
Shkrimtari në zi/ COVID i merr bashkëshorten, një muaj më parë humbi jetën dhe nëna e saj

Shkrimtari në zi/ COVID i merr bashkëshorten, një muaj më parë humbi jetën dhe nëna e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In