• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHISH: Ja si ndikoi COVID-19 në sigurinë e vendit, teoritë konspirative dhe nxitja e dhunës

by Java News
17/08/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Informativ i Shtetit ka dalë në përfundimin se pandemia që ka prekur gjithë botën ka ndikuar në sigurinë e vendit gjatë vitit 2020.

Sipas përfundimeve, kriza që solli covid sfidoi infrastrukturën shëndetësore mjekësore, përkeqësoi ekonominë globale me ndikim edhe në procesin e globalizimit dhe integrimit politik, stabilitetin politik, duke sjellë dobësim të perceptimit publik mbi efektshmërinë e institucioneve ndërkombëtare, përgjigjen kolektive, besueshmërinë në informacionin shkencor dhe aftësitë e qeverive për të përballuar me efikasitet situatën.

“Viti 2020 u shënjua nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 me impakt edhe në çështjet e sigurisë. Kriza e shkaktuar nga COVID-19 sfidoi infrastrukturën shëndetësore ekzistuese mjekësore, përkeqësoi ekonominë globale me ndikim edhe në procesin e globalizimit dhe integrimit politik, stabilitetin politik, duke sjellë fragmentarizim të mëtejshëm dhe dobësim të perceptimit publik mbi efektshmërinë e institucioneve ndërkombëtare, përgjigjen kolektive, besueshmërinë në informacionin shkencor dhe aftësitë e qeverive për të përballuar me efikasitet situatën”, shkruhet sipas SHISH.

Gjithashtu kjo situatë e vështirë për vendin u shoqërua me propagandë dhe dezinformim.

“Situata u karakterizua me lulëzim të agjendave populiste e nacionaliste, u shoqërua me një valë propagande dhe dezinformacioni, u shndërrua në një terren të favorshëm për aktorë globalë jo-perëndimorë për të shënjestruar sistemet demokratike dhe ndikuar perceptimin publik mbi to. Situata e pandemisë, me gjasë do të ketë ndikim të fortë dhe të qëndrueshëm në dinamikat gjeopolitike, ekonomike dhe të sigurisë”, shkruhet në postim.

Sipas SHISH, nëse pandemia do të vijojë për një kohë të gjatë do të vështirësohej përballimi i krizës ekonomike në zhvillim për vendet e Bashkimit Evropian.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit dhe të vendit tonë u ndikuan nga situata e shkaktuar nga COVID-19. Qeveritë rishikuan buxhetet vjetore dhe morën masa stimuluese për të penguar ngadalësimin e ekonomisë. Një zgjatje në kohë e pandemisë dhe një recesion më i thellë në vendet e Bashkimit Evropian do të mund ta vështirësonin përballimin e krizës ekonomike në zhvillim.

Në rajon, pavarësisht prirjeve për investime nga vende jo-perëndimore, BE vijon të jetë kontribuuesi më i madh. Çdo boshllëk në investimet e huaja direkte do të synohet nga aktorë ekonomikë të këtyre vendeve për të zgjeruar influencën. Dhënia e mbështetjes financiare për sektorin privat do vijojë të jetë sfidë dhe mund të shfrytëzohet për investime apo kreditime nga aktorët jo-perëndimorë për synimet e tyre gjeostrategjike.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe problematikat ekonomike, si në shkallë globale dhe në nivel rajonal, ndikuan në rritjen e paqëndrueshmërisë social-politike. Vendet me procese zgjedhore të përcaktuara më parë, u përballen me shtyrje të këtyre proceseve apo me pasiguri e mungesë besimi publik në vendet që realizuan të tilla. Megjithatë, proceset zgjedhore në vendet e rajonit (RMV, Serbi, Mal i Zi) u zhvilluan dhe nuk pati problematika sigurie për funksionimin normal të sistemit politik”, sipas SHISH.

Akzuat ndaj qeverive u shtuan sipas SHISH, ndërsa pasiguria dhe teoritë konspirative që karakterizuan rrjetet sociale dhe mediat online ndikuan në dobësim të perceptimit publik.

“U shtuan akuzat ndaj qeverive dhe elitave keqmenaxhim të situatës, duke i konsideruar ato si shkaktare të panikut ekonomik, kurse kufizimet e masat shtrënguese u perceptuan si kufizime të lirive themelore të njeriut, karakterizuar edhe nga demonstrime të dhunshme, por pa ndikim, në situatën e sigurisë. Në vendet e rajonit, pati prirje të reflektimit të modeleve të demonstrimeve të dhunshme në shumë vende evropiane dhe më gjerë, por jo në të njëjtat përmasa me to.

Në shumë raste, në rrjetet sociale dhe mediat online janë bërë thirrje nga individë apo grupe të caktuara për të nxitur e frymëzuar pakënaqësi dhe reagim popullor kundër masave shtrënguese të marra nga qeveritë gjatë situatës së shkaktuar nga pandemia.

Pasiguria dhe teoritë konspirative që karakterizuan rrjetet sociale dhe mediat online ndikuan në dobësim të perceptimit publik për një përgjigje kolektive ndërkombëtare e kombëtare të efektshme lidhur me menaxhimin e pandemisë”, shkruan SHISH./m.j

Next Post
Udhëtimet në Greqi e Itali me formular “PLF”, ndryshe mbetesh në aeroport

Udhëtimet në Greqi e Itali me formular “PLF”, ndryshe mbetesh në aeroport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In