• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shirat e vjeshtës, Kukësi pa drita, vështirësohet qarkullimi në Gjirokastër

by Java News
07/11/2016 09:16
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabet e Emergjencave janë ngritur në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e sotme pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Ora 08:56- Këputen telat përcjellës në Qafë Mali, Kukësi pa energji

Mësohet se linja e OST-së në Kukës ka defekt si pasojë e këputjes së telave përcjellës nga moti i keq.

Defekti ka ndodhur në linjën e tensionit të lartë në Qafe Mali. Mësohet se grupi i riparim-avarive ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e defektit.

Ora 08:45 – Bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vështirësi të shumta në rrugët e Gjirokastrës, kryesisht sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Mësohet se në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur postbllok, është bllokuar qarkullimi, pasi rruga është mbushur me ujë.

Që prej orëve të para të mëngjesit janë përmbytur edhe rrugët e gurta në pjesën muzeale në Gjirokastër.

Ora 08:05 – Nisin reshjet në Kukës, përmbyten rrugët

Në orët e para të mëngjesit, reshjet kanë nisur në verilindje të vendit duke shkaktuar disa probleme në Kukës, ku rrugët e qytetit janë mbushur me ujë.

Një defekt në linjën e tensionit te lartë në Qafë Mali ka lënë pa energji të gjithë qytetin që prej mbrëmjes së djeshme.

kukes permbytje

Ora 07:00 – Sot përkeqësohet moti, MB jep alarmin: Rrezik përmbytje
Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin për shkak se duke filluar nga mesdita e sotme pritet një përkeqësim i motit, me reshje të shumta që mund të shkaktojnë përmbytje.

Buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara. Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gadishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

Ministria e Punëve të Brendshme këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Përkrahja pas sëmundjes së djalit, Bonucci derdh lotë në TV (VIDEO)

Përkrahja pas sëmundjes së djalit, Bonucci derdh lotë në TV (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In