• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shindleri im, Perlat Çaushi!

by Pëllumb Kulla
11/12/2023 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Dje më pikëlluan me lajmin se miku im i shtrenjtë, Perlat Çaushi, na la, u nda nga ne, që e çmojmë dhe e duam. Megjithëse të dy ne nuk dallojmë shumë në vite, miqësia me Perlatin ishte jo shumë e vjetër. Por ajo ishte më shumë se miqësi. Ajo ish mbrujtur nga fisnikëria e këtij njeriu dhe nga mirënjohja ime e thellë ndaj veprës së tij. Është një histori jo fare e panjohur, por në këta rreshta nuk ka aq vend sa duhet, për ata që nuk e dijnë. Do të mjaftohem duke thënë, se njeriut të lartë që u shua dje, unë i detyroj gjithëçka…

Kur përshkruajmë dhe pikturojmë një diktaturë, qoftë kjo hitleriane, staliniane, apo enveriane, ne mundohemi të sjellim me vërtetësi gjëndjen e rëndë, terrorin, spiunimin, internimet, burgimet, hetuesirat dhe është e ligjshme që ato të jenë mbizotëruese në përshkrimet tona. Por ka edhe një rrugë tjetër për të treguar diktaturën. Është një rrugë e kundërt, ajo, kur ne shquajmë njerëzit e mirë, elementët humanë, frymëzues dhe shpresëdhënës, të cilët patën role kyçe në jetët dhe punërat tona. Vështirësia e veprës së tyre, sjellja jashtë normave të kohës, rreziqet tepër të mundshme dhe me kosto të lartë për ta në zyrat e ngurta të asaj periudhe, sjellin dhe ato një pikturë të saktë. Dhe këtë rrugë dëshmie nuk po e shpikim ne. Ne vetëm sa ecim në të me kënaqësi.

Askush, përshembull, nuk do të mendonte dot një gjerman të fuqishëm të kohës së Hitlerit që të shpëtonte mijëra e mijëra hebrej, teksa tipikja, e zakonshmja, ishte që gjermanët e indoktrinuar ishin të angazhuar në shfarrosjen e hebrejve. Por nuk ishte si këta Schindleri, që frymëzoi filmin e famshëm të Shpilbergut “Listat e Schindlerit”.

Ky qëmtim kundër rymës i bën mirë historisë shekullore të kombit tonë, ruajtjes së vlerave të padjegura, kur çdo gjë ishte në flakë. Këta lloj individësh të ndritshëm në një sfond errësire ndihmojnë të kuptojmë errësirën, ashtu sikurse në botën e ngjyrave, e bardha thekson të zezën. Dhe ajo kohë pati njerëz të tillë që u munduan të mbeteshin njerëzorë dhe mirëbërës…

Unë vetë, në një jetë me vështirësira njoha disa të tillë. I miri njeri që u nda nga ne, ishte njëri prej tyre.
Nuk kam patur rast ta takoj kurrë më parë dhe jam përballur me të symësy, rreth gjysmë shekulli pas gjestit të tij në favorin tim, gjest që po të mos ishte bërë atëherë, sot mbase, …unë, njerëzit e mi të afërm, fëmijët… Krahasimi me Schindlerin mund të ngjajë i tepëruar, por vetëm të tjerëve mund t’u duket ashtu. Me nazistët ishin në valle jetët e mijëra ebrejve, furrat e gazit… Unë me njerëzit e mi jemi një numër më i vogël, por do të më falni t’ju them se, … njerwzit e mi më duken mijëra dhe milionëra, gjithashtu!

Ëngjëjt mbrojtës është e padrejtë të maten me numra. Ata janë njësoj.
Rreth 60 e ca vjet më parë, më kanosej burgu. Isha 26 vjeç. Isha i pafajshëm, por njerëz me ligësi politike megjithatë deshin të më vinin hekurat. Perlatin që nuk më pat njohur, e pat sjellë Zoti në rrugën time të vështirë dhe ai e shqoi pafajësinë. Kish autoritetin të griste urdhërin e arrestit. Dhe atë bëri.Ai bëri veprën, për të, më të parëndësishmen në përditësi. Kurse për mua gjesti i tij ishte JETË!…
U prehsh në paqë i shtrenjti im, Shindleri im, Perlat Çaushi!

Next Post
“Ndaloni klasat në gjuhën shqipe”, banorët në Maqedoninë e Veriut dalin në protestë kundër shqiptarëve

“Ndaloni klasat në gjuhën shqipe”, banorët në Maqedoninë e Veriut dalin në protestë kundër shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

“E gjeta përgjuesin, por nuk e lëviza”, zbardhet dëshmia e detektives që kontrolloi banesën e Llapushit

February 5, 2026
Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

February 5, 2026
Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In