Të gjithë ne i shpërfillim etiketat e ushqimeve, të çfarëdolloji qofshin ato! Jemi të vëmendshëm vetëm te produktet e bulmetit sepse prej tyre ndihemi të rrezikuar! Mirëpo, edhe te frutat e perimet, numrat e kodit të shënuar në etiketat e vogla, nuk janë kot! Secili prej tyre ka një domethënie që tregon për origjinën e produktit!
Nëse numri i etiketës te perimet apo frutat fillon me 3 ose 4, do të thotë se prodhimi është i kultivuar në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe se për ta kultivuar atë produkt janë përdorur plehra artificial.
Në rast se etiketa përmban kod 5-shifror që fillon me numrin 9, atëherë prodhimi është kultivuar në mënyrë tradicionale për mijëra vite dhe këto produkte janë të njohura si organike. Në këtë produkt nuk janë përdorur pesticide dhe plehra.
Produktet e modifikuara gjenetikisht zakonisht përmbajnë shifra pesëshifrore që fillojnë me numrin 8.
Duke i ditur këto do të dini t’i zgjidhni më mirë prduktet që përdorni në kuzhinë!/Living/a.m.











