• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shikoje atë tipin e dyshimtë!”/ Ja si e paralajmëruan shokët bosin e mafias malazeze, u ekzekutua me plumb pas koke

by Java News
18/06/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej krerëve të klanit malazez “Skaljari”, Miliç Sakoviç është ekzekutuar pak para mesnatës që kaloi në Budva. Ndaj tij u qëllua me tetë plumba përmes një automatiku të shkurtuar, të cilin vrasësi e mbante poshtë rrobave të tij për ta nxjerrë me shpejtësinë e dritës duke qëlluar disa herë në drejtim të bosit të Podgoricës.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë filmuar vrasësin, i cili ishte veshur me një këmishë të bardhë me krahë të gjata, kapele dhe xhinse, raporton abcnews.al. Dhe, si duket lëvizjet e tij të dyshimta i kishin vënë re edhe miqtë e Sakoviç-it. Ata kishin dalë për darkë në barin Korkovado, dhe viktima ishte me shpinë. Sipas dëshmisë që ata kanë dhënë në polici, një prej tyre edhe e paralajmëroi Sakoviçin, por ai nuk i dha shumë rëndësi detajit dhe vijoi me darkën.

Vetëm pak minuta më vonë, një burrë misterioz u afrua dhe lëvizi nga drejtimi i “Old Town” drejt tavolinës ku ata po darkonin. Edhe pse sërish një nga miqtë e paralajmëroi sërish duke i thënë “shiko ky njeriu i dyshimtë, sërish Sakoviç nuk reagoi.

Më pas ai brenda pak minutave u afrua, nxori armën dhe e qëlloi bosin e Podgoricës pas kokës në një distancë prej gjysmë metri.

Nga kamerat është kuptuar se vrasësi kishte një trup të mbushur dhe me gjatësi mesatare. Teksa vraponte për të ikur nga vendi i ngjarjes, ai është penguar në një bordurë duke lënë aty gjurmë të tij. Më pas rezulton nga kamerat se ai është ngritur dhe ka humbur mes lagjeve të qytetit.

Ka dyshime se vrasësi nuk është malazez, nisur edhe nga fakti se ai nuk mbante maskë dhe nuk e fshehu identitetin e tij, ndërkohë që u ul vetëm një tavolinë larg objektivit të tij. Policia e gjeti më pas armën me të cilën u vra Sakoviç duke e çuar për ekspertizë ligjore.

Nga këqyrja e trupit ka rezultuar se Sakoviç ka marrë tetë plumba në trup. Tre i ka marrë në kokë dhe pesë të tjerë në pjesë të ndryshme.

Krahas armës, policia ka gjetur edhe veshjet e vrasësit, të cilat i kishte hedhur aty pranë pas kryerjes së krimit. Dyshohet se autori kishte një bluzë nën këmishën e tij me qëllim humbjen e gjurmëve pas largimit nga vendi i ngjarjes.

Miliç Sakoviç rezulton të jetë njëri prej krerëve të klanit “Skaljari” dhe i ishte besuar kontrolli i Podgoricës prej drejtuesve të klanit. Ata janë në një luftë të hapur me klanin tjetër nga Kotorri, “Kavaç” dhe gjatë këtyre viteve, beteja mes tyre ka rezultuar me dhjetëra viktima nga të dyja palët./m.j

Next Post
“Ukraina që njihnim, nuk ekziston më”/ Zelensky sheh shkatërrimet nga afër, për herë ta parë në jug të vendit

"Ukraina që njihnim, nuk ekziston më"/ Zelensky sheh shkatërrimet nga afër, për herë ta parë në jug të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In