• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shiko sallën e Parlamentit Evropian dhe kupto Ballkanin për ta!

by Ben Andoni
07/02/2018 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Komisioneri Johanes Hahn, çliruar nga komplekset gëluar në rajonin tonë, ka postuar imazhin e sallës ku ai raportoi për Strategjinë e Rajonit të Ballkanit, e cila u lajmërua përmes një vidio-konference edhe orë më parë për detajet e saj. Ajo që të binte në sy ishte salla pothuajse e gjitha bosh. Në rrëfimin që Komisioneri bëri për postimet në rrjetet sociale ishte: “Mbyllja e debatit konstruktiv Ballkan – Europë. “Roli strategjik i rajonit është i qartë. ‘2025’ është tregues. Nuk është një datë fikse. Ajo duhet të motivojë. Por për vendet që të bëjnë detyrat e shtëpisë, kjo nuk do të ndodhë. E fundit por jo më pak e rëndësishme, ne të gjithë duhet ta komunikojmë këtë me qytetarët e BE-së”.

Për fat të keq Evropa duket se vetë është duke iu larguar idesë së zgjerimit, ndërsa një Evropë e bashkuar dhe e tillë si në kohën e lulëzimit të saj, duket pak si utopi. Jo fare si e Tomas Mor, por një lloj utopie, që shkakton jo pak ilaritet.

Megjithë standartet e kërkuara, të nevojshme në një rajon problematik si Ballkani, duhet thënë se pak përshtypje bëjnë sot për ekspertët evropianë realitetet e pandryshueshme Ballkanike. Nga ana e saj, Evropa e sotme është larg të dikurshmes, pasi ka humbur mbështetjen amerikane, një suport që edhe pas Trumpit duket se nuk do jetë më si më parë. Dhe, më keq akoma, Evropa po humb besimin mes vete dhe largimi i Anglisë ishte një kambanë e madhe alarmi për të ardhmen. Zgjedhjet në vendet e ndryshme në kontinent po tregojnë konfigurime aspak miqësore për Zgjerimin. Kurse vendet e fundit të Ballkanit që janë anëtare në Bashkimin Evropian kanë rezultuar një humbje e madhe me demokraci shumë problematike. Duke hequr Greqinë, që e mban peshën e anëtarit të vjetër të BE-së, më shumë falë konjukturës dhe historisë, Ballkani e ka të vështirë të ecë me hapin e Evropës. Këta të fundit jo vetëm e kanë kuptuar, por edhe i duket shumë qesharake qenësia si e tërë e një rajoni që përcjell vetëm kundërshti dhe probleme. Vetëm të mendosh luftërat e brendshme politike, klanet që janë rrënjosur, korrupsionin galopant dhe forcën e MAFIA-s, atëherë të bën të konkludosh se zgjidhja e rajonit për në Bashkimin Evropian do të jetë më shumë një konjukturë sesa arritje objektivash.

Anipse kur mendon se vetë Evropa është në një qerthull të vështirë, ku vetë ekzistenca e saj është në lojë, atëherë bindesh se Ballkani duhet të fillojë të mësohet me idenë se duhet të bëjë demokraci në vend të vet dhe të mendojë të ardhmen pa patericat evropiane. Pasi sa i përket Evropës, interesin e tyre të saktë me sallën bosh e shikoje kur raportohej Strategjia për Ballkanasit, që bëjnë garë dhe kanë përshtatur të gjithë folklorin të tregojnë se cili është në kohën tonë më shumë evropian. (Javanews)

Next Post
VIDEO/ Filmuan veten duke qëlluar me armë në lagjen ku u vra 16-vjeçari, 3 në pranga

Çmenduri në Has, 26-vjeçari hyn me forcë në shtëpinë e të moshuarës, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In