• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shijak/ Nga dje ka nisur dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga tërmeti për riparimin e banesave, ja si mund të përfitoni

by Ardit Rada
06/06/2020 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkis ë së Shijakut, Elton Arbana ditën e djeshme ka bërë të ditur lajmin e shumëpritur për familjet e prekura nga tërmeti. Tashmë është bërë i ditur i gjithë procesi për dëmshpërblimin e familjeve të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Kush e përfiton këtë dëmshpërblim?

Me kalimin e Granteve të Rindërtimit të gjithë familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar në shkallën DS1, DS2 dhe DS3 mund të përfitojnë shumën e caktuar në bazë të dëmit që i është bërë.

Si është përcaktuar kjo shumë?

Kjo është përcaktuar nga vlerësimi që i është bërë dëmeve të banesave të familjeve që kanë aplikuar te portali “Shtëpia ime”. Madje jemi treguar të kujdesshëm dhe kemi zgjedhur përfituesit që i takojnë kësaj kategorie, ndërsa listat janë vendosur në këshillin bashkiak.

Sa familje përfitojnë nga ky dëmshpërblim?

Në Bashkinë Shijak janë 1174 banesa individuale dhe 27 banesa kolektive, pra pallate që përfitojnë nga Grantet e Rikonstruksionit. Punimet, qytetarët mund t’i bëjnë vetë apo dhe me bashkinë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ.

Si do të procedohet për shpërndarjen e këtyre pagesave te qytetarët?

Qytetarët e prekur nga tërmeti në nivelin DS1, DS2 dhe DS3 siç e përmenda më lart, mund të paraqiten pranë Bashkisë ose Njësive Administrative ku jetojnë për të lidhur kontratën për përfitimin e shumës që i takon në bazë të vlerësimit që i është bërë paraprakisht për dëmin e banesës. Duhet të paraqiten me një kartë identiteti dhe një numër llogarie bankare. Qeveria shqiptare ka miratuar rreth 513 milionë lekë vetëm për Bashkinë tonë për vitin 2020.

Shijaku është bashkia e parë që ka finalizuar me sukses këtë proces?

Falë mbështetjes së Kryeministrit, Qeverisë shqiptare dhe punës së palodhur të stafit ne ja kemi dalë për të finalizuar me sukses edhe këtë fazë të Rindërtimit. Në emër të gjithë familjeve të prekura nga tërmeti falenderoj Kryeministrin për mbështetjen që na dha për një shpresë të re që i ka sjellë Shijakut.

 

Next Post
Maqedonia e Veriut zgjat për 14 ditë të tjera gjendjen e jashtëzakonshme

Shtohen sërish rastet e reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 2 pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In