• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shijak/ Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri: 128 kantieret e hapura përfundojnë para afatit

by Ardit Rada
30/11/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bashkinë e Shijakut punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë avancuar me ritme të shpejta, duke bërë që kjo vepër të jetë në funksion në muajin janar të vitit të ardhshëm. Ky investim do të përfundojë plotësisht 5 muaj para afatit të parashikuar në kontratën e punimeve, duke i dhënë fund në këtë mënyrë një problematike të mbartur prej vitesh për banorët e kësaj bashkie.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori AKUM, Alqi Bllako, drejtori i OSHEE, Adrian Çela dhe kryetari Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana inspektuan punimet ku deri më tani janë realizuar afro 70% e tyre, ndërsa përfitues direkt të këtij investimi janë afro 13.300 banorë.

“Investimi konsiston në rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm, janë pothuajse 36 kilometra rrjet i brendshëm që zëvendësohen, ndërtohet një depo e re 2 mijë metra kub, rikonstruktohet tërësisht stacioni pompimit, si dhe rikonstruktohet depo shpërndarëse. Do instalohen 3600 matësa për konsumatorët individualë, në mënyrë që të mos abuzohet me konsumin, gjithashtu do të kemi matje të saktë të konsumit si dhe do të instalohet sistemi SCADA”, u shpreh kreu i AKUM, Alqi Bllako.

Për kryebashkiakun Arbana mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm ka qenë një shqetësim për banorët e kësaj bashkie teksa shtoi se ky projekt, së bashku me projektin e rindërtimit, janë dy ndër investimet kryesore që po bëhen në këtë zonë.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se kantieret për ndërtimin e ujësjellësave të rinj janë shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa me buxhetin e ri, duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm, do të hapen edhe 70 kantiere të rinj.

“Kemi arritur sot në shifrën e 128 kantiereve për të vazhduar më pas gjatë vitit të ardhshëm, 2021. Me buxhetin e ri që kemi marrë, ujit i është dhënë një vëmendje e veçantë, pasi ne na është miratuar nga Ministria e Financave rreth 85% e nevojës që ne kërkuam dhe kjo është një shifër shumë e lartë, duke pasur parasysh që ky është një vit i vështirë dhe vijmë nga një vit i vështirë. Ne do jemi eficent dhe të gjitha kantieret do dorëzohen para afatit dhe kjo është e rëndësishme”, theksoi Balluku.

Drejtori i OSHEE, Adrian Çela tha se investimet që po realizohen e kanë kthyer qarkun e Durrësit në një kantier të madh, ku përfundimi i të gjitha projekteve që po realizohen do të ofrojnë një tjetër pamje për zonën dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

“I gjithë qarku i Durrësit është kantier, rindërtimi nga tërmeti, investimet në ujësjellës dhe investimet në energjetikë. Janë fshatrat e të gjitha zonave rurale ku po investohet në ujësjellës. Qyteti i Durrësit ka një linjë të re furnizimi të dedikuar. Nga ana tjetër, janë investimet në energjetikë që ne po bëjmë. Kemi pasur një stopim një vit për shkak të thatësirës, sepse u detyruam të importonim energji, por tani që u çliruam pak. Demonstrim i parave që qytetarët paguajnë, ne ja kthejmë me investime, si për ujin, dhe energjinë”, u shpreh Çela.

Sa i takon Bashkisë së Shijakut, pranverën e ardhshme do të nisin punimet edhe për ujësjellësin i cili furnizon zonën e Maminasit duke garantuar edhe për banorët e kësaj zone furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm./a.p

Next Post
S’je i sigurt ku është qendra jote e votimit? Ja si të verifikoni emrin në internet

Largimi i qytetarëve/ Dibra dhe Gjirokastra humbasin nga një deputet në zgjedhjet e 25 prillit! Ia kalojnë Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In