• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shija e hidhur që më la arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës

by Baton Haxhiu
23/10/2024 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letër reagim ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha

Nga Baton Haxhiu*

I nderuar Zoti ministër,

E lexova me kujdes reagimin tuaj ndaj kritikave të mia dhe të kolegëve të mi analistë në emisionin televiziv, lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Në vijim, dëshiroj të sqaroj disa nga tezat që ngrita në atë diskutim, dhe të theksoj pse i qëndroj besnik atyre fjalive.

Pse po e bëj reagimin?

Së pari, është thelbësore të bëjmë një dallim midis arrestimit dhe poshtërimit.

Një arrestim, edhe kur është legjitim dhe i justifikuar, si në rastin e Ilir Metës, nuk duhet të përfshijë elementë të poshtërimi publik. Edhe pse zoti Meta prej kohësh ka ofenduar dhe fyer drejtësinë. Ka qenë sekret publik se arrestimi ishte duke ardhur.

Megjithatë, pamjet e arrestimit të tij, të shoqëruara nga brutaliteti dhe tërheqja zvarrë, krijuan një perceptim të qartë të një ndëshkimi që shkonte përtej zbatimit të ligjit. Dukej më shumë si një hakmarrje!

Përballja me forcat e rendit kur arrestohet dikush është një realitet, por mënyra se si vepron policia në publik duhet të jetë e kujdesshme dhe dinjitoze, jo të bëj shfaqje të dhunshme për kamerat.

Në diskutimin televiziv, unë theksova që ndëshkimi për korrupsion është i domosdoshëm dhe një veprim i drejtë për të përmirësuar shoqërinë tonë, por ndëshkimi nuk duhet të kthehet në poshtërim publik.

Fajësi nuk do të thotë poshtërim, dhe kjo duhet të jetë një vijë ndarëse që drejtësia e njeh dhe e zbaton.

Policia ka për detyrë të arrestojë individët sipas ligjit, por me respekt për dinjitetin e tyre njerëzor, siç ka ndodhur në shumë vende të tjera.

Ju theksuat përdorimin e fjalës “shije” në mënyrën si u përball policia me situatën, një fjalë që e kam përdorur unë në diskutimin televiziv kur theksova se veprimet e policisë nuk kishin shije profesionale.

Ndoshta, nëse do të kishte pasur më shumë përmbajtje dhe profesionalizëm, nuk do të diskutohej aspak për shije, por për një ndjekje rigoroze të ligjit, pa nevojën për brutalitet dhe shfaqje publike.

Në vend që ta përmirësonit këtë element të rëndësishëm që lidhet me kulturën institucionale dhe respektin për publikun, duket se i qëndruat idesë se “shija” nuk ka vend në një operacion të tillë.

Por duhet të them, shija e keqe që mbeti nga ky arrestim nuk lidhet me përpjekjet tuaja për të zbatuar ligjin, por me mënyrën e nxituar dhe të pamenduar sesi u shfaq gjithçka para syve të publikut.

Një arrestim me shije institucionale nuk do të kishte lënë këtë pasqyrim të brutalitetit, por do të kishte përçuar mesazhin se shteti është në gjendje të ndëshkojë korrupsionin pa u bërë vetë pjesë e një show-i të padinjitetshëm.

Në vend që mediat dhe analistët të fokusoheshin në rëndësinë e akuzave për korrupsion ndaj Ilir Metës dhe të akuzuarve të tjerë, ju e zhvendosët vëmendjen te forma e arrestimit.

Në këtë mënyrë, faji i rëndë ra mbi policinë që nuk e lejoi qytetarin shqiptar të dëgjojë arsyen e vërtetë të akuzave dhe të njohë punën e rëndë dhe të gjatë të prokurorisë.

Me aktin e këtij arrestimi të pamatur, policia ia mori prokurorisë vlerën e një pune shumëvjeçare dhe zbehu rëndësinë e luftës së vërtetë kundër korrupsionit.

Kjo është një humbje për drejtësinë dhe për të gjithë qytetarët që kërkojnë llogaridhënie të vërtetë dhe dinjitoze nga institucionet e tyre.

Një shembull i mirë është arrestimi i Presidentit Jacques Chirac në Francë dhe Lula da Silva në Brazil, por edhe Ivan Sanader në Kroaci, ku pavarësisht rëndësisë së akuzave, procedurat u kryen me dinjitet dhe pa poshtërim.

Arrestimi i Millosheviç-it është arrestimi i vetëm i bërë në mënyre spektakolare. Por natyra e arrestimit ishte edhe mesazh, por edhe detyrim, sepse rreth shtëpisë së tij qëndronin forca që e mbronin dhe adhuronin.

Prej kohësh nuk kemi parë adhurues të Metës në publik.

Në shtetin tonë, Shqipëri, arrestimi i Ilir Metës duhej të përçonte një mesazh të qartë kundër korrupsionit, por ndodhi e kundërta, ai u errësua nga brutaliteti i shfaqjes.

Arsyetimi juaj, në mesazhin reagim, për përdorimin e forcës është i kuptueshëm nga këndvështrimi i protokollit të policisë, por nuk mund të justifikojë shfaqjen e brutalitetit.

Një arrestim që trajtohet me dhunë dhe tërheqje zvarrë përballë kamerave i heq rëndësinë thelbësore lajmit për korrupsion dhe e vendos theksin te veprimet e pamatura të policisë.

Për mua më e mira do të ishte që vetë Drejtori i Policisë së Shtetit të ishte i pranishëm me urdhërin e gjykatës në dorë.

Me këtë akt, Policia dhe ju si Ministër do të vendosnit një ndarje të qartë kulturore ndërmjet një Presidenti të akuzuar për korrupsion, i cili përbalt institucione dhe fyen Shtetin, dhe një policie që mbron dhe nderon imazhin e Shqipërisë.

Brutaliteti nuk është dhe nuk duhet të jetë mënyra se si një shtet i fuqishëm demonstron forcën e tij.

Ndërtimi i një narrative për ndëshkimin nuk duhet të bëhet përmes skenave të dhunshme, por përmes profesionalizmit dhe përmbajtjes kulturore institucionale.

Policia është aty për të zbatuar ligjin, jo për të krijuar spektakle publike që dëmtojnë imazhin e institucioneve.

Në vend që të tregonte përkushtimin e shtetit për të luftuar korrupsionin, ky arrestim përçoi një ndjenjë zhgënjimi dhe mosbesimi, duke krijuar një show mediatik që minoi seriozitetin e luftës kundër korrupsionit.

Prandaj, nuk mund të qëndroj anash dhe të them se s’jam dakord me justifikimet tuaja për mënyrën e ekzekutimit të arrestimit.

Shteti i së drejtës ndërtohet me respekt për procedurat, jo me brutalitet.

Një arrestim si ky duhet të kishte qenë një shembull i qartë i forcës ligjore dhe seriozitetit, por fatkeqësisht përfundoi duke qenë një shembull i forcës së gabuar dhe spektaklit të panevojshëm.

Në vend që mediat dhe analistët të fokusoheshin në rëndësinë e akuzave për korrupsion ndaj Ilir Metës dhe të akuzuarve të tjerë, ju e zhvendosët vëmendjen në formën e arrestimit. Pikë!

Në këtë mënyrë, faji i rëndë ra mbi Policinë që nuk e lejoi qytetarin shqiptar të dëgjojë arsyen e vërtetë të akuzave dhe të njohë punën e rëndë dhe të gjatë të prokurorisë dhe SPAK-ut.

Me aktin e këtij arrestimi të pamatur, Policia ia mori Prokurorisë vlerën e një pune shumëvjeçare dhe e zbehu rëndësinë e luftës së vërtetë kundër korrupsionit.

Kjo është një humbje për drejtësinë dhe për të gjithë qytetarët që kërkojnë llogaridhënie të vërtetë dhe dinjitoze nga institucionet e tyre. Pikë!

*Titutlli origjinal – Shija e Hidhur e Brutalitetit: Kur Drejtësia Humbet në Spektakël

Next Post
A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar?

Deklarata skandaloze e Trump: Do të doja të kisha gjeneralët që kishte Hitleri

Comments 6

  1. ccc says:
    1 year ago

    Kush po pyet per shijen tende, per shumicen dermuese te shqiptareve kudo ndodhen, pati shije te mrekullueshme, speciale!

    Reply
  2. Lefko Xhavara says:
    1 year ago

    Ccccc……je madhështor.
    Ç’mutin do Baton Sinishiqi (siç e thërret me përkëdheli Saliu Shiqeres) ?
    E kush të pyeti ty, se ç’shije të la arrestimi i Likes së Monës ?
    A e di ti, se ne na plasi bytha, për këtë shijen që të ka lënë ty ?
    Kaq koqe je ? Kaq loqe je ? Kaq kriç mashkull qënke mo ?
    Mos na di neve, me tru sa të një Kosovari (pardon koqevari) si puna e jote ?
    Je ftohur në bythë, i themi ne këtej nga atdheu mëmë. Juve i thoni mythë. Pa kuptim kjo e juaja. Është njelloj si burri i vajzës, që ju koqevarët, thoni qirësi i vajzës. Po kjo, çfarë shoje të lë ty o kryekoqevar ?
    Pa karakter. Burrë i keq. Legen burrë.
    Pirdhu e të fala mushkës, së Ali Pashait që kokën ja prenë, kështu që, harroje Valorenë.
    Vërtet ka mbetur pa pará tashti që tu arrestua idhulli i shpirtit tënd.
    Je për të të qarë hallin.

    Reply
  3. Ilir Floriri says:
    1 year ago

    Pthu serb i fëlliqur. Kam pas tjera mendime për ty por ti qenke pa shtyllë kurrizore,servil e b..lëpirës.

    Reply
  4. Beni says:
    1 year ago

    Baton te ka trredhur Saliu

    Reply
  5. irroshi says:
    1 year ago

    O Baton i drejtë shqetësimi yt. Por policia është pasqyrë e popullit, Ilir floriri është një bir i këtij populli që arrestimin nga policia e ka patur katmerr. Pra nëse kundërshtonte likia , do i kthehej kundërshtimi me të njëjtën monedhë.
    Nuk u arrestua një president shqiptar, por një president partie. Ka shumë ndryshime. Fatmirësisht Shqipëria sa parti ka aq presidentë drejtues janë . Diku quhen kryetarë. Pra nuk prishet imazhi i Shqipërisë .

    Reply
  6. Rishëljë dë Monparnas says:
    1 year ago

    Në lidhje me idenë dhe në mbështetje të IRROSHIT, do të thoja se edhe një “pronar” lavazhi, (biznes i vockël fare), e quan vehten PRESIDENT firme.
    Baton, je jashtë tokësor, me dashje, apo pa dashje, e di vetëm pagesa nën dorë që ke marrë nga Sali Shiqerja dhe Likja i Monës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In