• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shija” e Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës

by A R
09/11/2021 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e ekspozimit të ushqimeve dhe produkteve bujqësore e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit (CIIE) ka qenë përherë më popullorja e gëzon edhe nofkën e bukur “Një shije e CIIE-së.”

Kjo zonë mbulon gjashtë kategori: bulmetin; perimet, frutat dhe produktet bujqësore; pijet freskuese dhe pijet alkoolike; mishin, produktet ujore dhe ushqimet e ngrira; shprishat, ëmbëlsirat e erëzat dhe ushqimet gjithëpërfshirëse.

Ajo ka tërhequr mbi 1000 ndërmarrje, duke përfshirë afro 30 ndër 500 kompanitë kryesore të botës. Katër kompanitë më të mëdha të tregtimit të drithërave, dy grupet kryesore të pijeve alkoolike dhe gjashtë ndër tetë firmat kryesore të bulmetit në botë marrin pjesë në këtë ekspozitë.

Shumë produkte do të bëjnë debutimin e tyre botëror në CIIE. Në këtë zonë do të shfaqet edhe teknologjia më e përparuar e prodhimit të ushqimeve dhe produktet më të fundit dhe më të spikatura.

Grupi “Fonterra” do të paraqesë për herë të parë në Azi qumështin e freskët nga lopët e ushqyera me barin e Zelandës së Re.

Sipas kësaj kompanie, për këtë qumësht përdoret procesi i pasterizimit 72 gradë Celsius për të ruajtur një sërë lëndësh ushqyese aktive, si imunoglobulina. Po ashtu, për këtë qumësht përdoret një shishe e posaçme mbrojtëse për të mos e lënë të bjerë në kontakt me dritën, e cila mund të shkaktojë shpërbërje. Kjo siguron një shije të freskët.

Kompanitë po fokusohen në përshtatjen me mjedisin e konsumit të Kinës dhe kërkesat e shumëllojshme tregtare.

Birra artizanale e markës “Mild Beer” ka paraqitur për herë të parë një linjë të re pijesh me emrin “Game of Thrones,” me një edicion të kufizuar të quajtur “Dimri po vjen,” me shpresën që CIIE e këtij viti do të tërheqë brezin e ri të konsumatorëve.

Marka e çokollatave “Anthon Berg” bëri bashkëpunim me kompanitë kineze të pijeve alkoolike “Yanghe” dhe “Fenjiu” për të krijuar çokollatën me pije alkoolike kineze. Ky produkt kombinon historinë e kulturën e gjatë të pijes alkoolike të nivelit të lartë të Kinës me procesin e veçantë të prodhimit të çokollatës perëndimore, dhe do të paraqitet në tregun kinez nëpërmjet platformës së CIIE.

Përveç kësaj, “Shija e CIIE-së” e këtij viti fokusohet më shumë në temën e “shëndetit organik” dhe inkurajon më shumë produkte shëndeti që forcojnë imunitetin dhe produktet e tjera të gjelbra dhe me karbon të ulët, që përputhet me prirjen inovative të zhvillimit të industrisë.

Për sa u përket produkteve të proteinave, drithërave dhe vajit, vaji për skuqje të thellë “Socfat” i “Cargill”-it jo vetëm u jep përbërësve një ngjyrë të ndritshme dhe “shije kërce” me “të mesmen e artë” të vet të veçantë, por edhe përmban acide yndyrore të pangopura të pasura, që u garantojnë konsumatorëve kënaqësinë e të ngrënit të ushqimeve të skuqura të tyre.

Vlen të theksohet se në përputhje me kërkesat e përgjithshme të planit të parandalimit e të kontrollit të epidemisë, zona e ekspozimit të ushqimeve dhe produkteve bujqësore jo vetëm do të ofrojë kanale të gjelbra për hyrjen në ekspozitë, por edhe do të forcojë inspektimin e produkteve ushqimore.

Next Post
“Po e përdor PD si bunker”/ Azgan Haklaj: Berisha është rrezik kombëtar, do zbarkojnë amerikanët

"Po e përdor PD si bunker”/ Azgan Haklaj: Berisha është rrezik kombëtar, do zbarkojnë amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In