“Të fortit që terrorizuan Shqipërinë”, është tema që po trajtohet sonte në “Opinion” në sytë e gazetarëve të kronikës.
Gazetarja Klodiana Lala, teksa u pyet se kush është sipas saj, keqbërësi më i fortë që ka pasur Shqipëria, dha emrin e Aldo Bares.
“Disa nga personazhet i kam takuar personalisht.
Aldo Bare më ka lënë mbresa në momentin që jam përballur në Bugun e Peqinit. Por nuk nuk i kishte humbur reflekset. Gjithë kohës që lëviznim brenda ai arrinte që të shihte në të gjitha dimensionet.
Më ka thënë që edhe ushqimet nuk i ha të pakontrolluara. Për mua Aldo Baro është një nga njerëzit që ka pasur një ndikim të fortë në botën e krimit. Krimet e tij kanë qënë monstruoze. Kishte një ndikim të jashtëzakonshëm. Ka ndikuar edhe në shtet. E konsideroj edhe për shkak të formimit, se ka qenë efektiv i RENEA. Ishte më operativi” tha Lala.
g.kosovari