• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shiheni Albin Kurtin se si nuk u frikësohet femrave

by Kimete Berisha
14/08/2023 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Ditari i Kosovës: Albin Kurti i tha popullit të Tetovës ‘Ju dua’.

Për sherr, aty qëlluan plot gra të mbuluara!

I.

Barak Obama është i pari që e ka relativizuar pavarësinë e Kosovës, na ka kthyer në negociata ‘të përjetshme’ me Serbinë.

Prandaj, shumë u gëzova që i doli duqi nëpër gazeta dhe u zbulua meraku i tij për të bërë seks me burra.

Duhet të jetë një vuajtje e madhe kjo që të bën t’i qahesh ish të dashurës si Obama, që çdo ditë (sa ke bërë seks me grua), ke ëndërruar të bësh seks me burra.

II.

Unë kujtoj se secili mashkull që e shan gruan, neveritet nga gruaja, dhe e maltreton gruan (por nuk ndahet nga ajo), ketë e bën sepse proteston pse gruaja e tij nuk është burrë.

Por ju mos u bazoni në mendimet e mia, se mund të ndodh e kam gabim.

III.

Protesta e burrave pleq e organizuar nga xhamia kundër seksit në skenën teatrore të Prizrenit ishte shumë e dhimbshme.

Gjynah, pleqtë duan moral.

Sa më pak që ndjen, aq më i moralshëm bëhesh.

Lidhur me faktin se mëkatarët më të mëdhenj ulen në rendin e parë të xhamisë, s’kam çfarë të shtoj.

Pleqve të Prizrenit duhet t’ua sqarojë shteti se se artistët kanë luajtur në teatër e nuk e kanë në repertor t’u shkojnë te shtëpitë e të zhveshen para tyre -moszotallah!

Komuna e ka për detyrë të organizojë trajnime me psikologë për heqjen e frikës së pleqve nga organet seksuale, ndaj të ‘cilave’ sillen me hidhërim aq të madh thuajse kurrë s’kanë parë sisa.

IV.

Qe, shiheni Albin Kurtin se si nuk u frikēsohet femrave, anipse nën unazë, i këndon asaj arbëreshes që është aq arbëreshe sa që nuk përmbahet as ipeshkvi, ia jep arbëreshes një manushaqe, çfare i ka qëlluar në dorë.

Sa bukur.

Shumë më pëlqen dashuria.

V.

Albin Kurti ia vodhi stilin Agim Bahtirit.

Agimi ishte i pari politikan në botë që e shprehte me fjalë dashurinë ndaj popullit.

Albin Kurti për herë të parë i tha ‘Ju dua’ popullit të Tetovës.

Për sherr, në mesin e popullit kishte plot gra të mbuluara.

Një udhë e dy punë, populli evropian i Tetovës kishte shkuar për konceritn e ‘Elita 5’.

E ‘Elita’ e nervozuar që po përdoret politikisht nga Albin Kurti, bërtiti si e trentë:

‘Ti s’mund ta pushtosh

aq lehtë zemrën time

si konkuistadori

Amerikën Latine;

S’ta kam vjedhur zemrën

unë ty me revole

pasi shpesh më thua

se jam Al Kapone’.

VI.

Presidenti i Maqedonisë u nervozua me vonesë me Albin Kurtin, pasi piu macja ujë’, pasi Albin Kurti e hëngri ‘tavën me groshë’.

Tetova ështe vendlindja e kësaj tave të njohur.

Para se shteti maqedon të fillojë hetimet për vizitën e kryeministrit të Kosovës në Tetovë, Albin Kurti konstatoi se Maqedonia është më e ‘fuqishme’ se sa Zoti.

Sepse, sipas kryeministrit, Tetova dhe Prizreni derisa kanë qenë në qiell – kanë qenë një qytet, por kur zbritën në Tokë, i ndau mali Sharr.

Pra, edhe mali Sharr është më i fuqishëm se Zoti.

Nuk ish dashur të jetë kështu.

Ish dashur që ata që i bashkon Zoti – të mos i ndajë mali.

Pra, Prizreni ishte ‘Adami’ që e hëngri mollën e popullarizuar të Tetovës të njohur në Beograd si ‘Tetovo jabuka’.

Prandaj, ata pleqtë myslimanë të Prizrenit i tuten mollës.

VII.

E Vjosa Osmani, nuk e ka kundërshtuar kryeministrin e saj për emërimin e ushtarit të Millosheviqit zv.ministër, sepse ky krim i Albin akurtit duket normal… pasi edhe vet babai i saj ka punuar në Mbrojtjen Popullore (serbe) të asaj kohe të errët për shqiptarët.

VIII.

Edhe Vetëvendosje kanë garantuar që zv.ministri serb ka qenë ushtar (por s’ka qenë në luftë), njësoj si Albin Kurti që u bë veteran i UÇK-së (anipse s’ka qenë në luftë).

E, ku e di Albin Kurtin që ushtari serb i Millosheviqit nuk ka qenë në luftë?

Ka qasje në arkivin e ushtrisë serbe, apo ushtria serbe kanë qasje në sekretet e tij!

IX.

I kisha thënë Presidentes që po duket qesharake që unazën e martesës po e mban në gishtin e mesëm, por po ma zënë kryer pastaj, po më thonë: valla më mirë në gishtin e mesëm sesa si ti – hiç.

X.

Faton Peci ndërkohë ka sharruar në lulediell deri në fyt, ka treguar se luledielli është shumë i mirë dhe se është aq i mirë sa që edhe Van Gogu e ka piktuaruar…

Por deri tani nuk ka realizuar fotografi me kallamoq në dorë.

XI. Ju e dini se hoxhën Shefqet Krasniqi e kam simpati dhe shih për këtë ia bëra follow në Instagram. Fliste serbes për birësimin.

Tha: birësimi është haram.

Ia tërhoqa follow-in (derisa t’më hiqet nervoza), sepse profeti Muhamed vet e ka birësuar një djalë Zaid (s’është me rëndësi a para zbritjes së Kur’anit a pas zbritjes, kryesore e ka birësuar).

Dhe, pasi që Zaid është divorcuar nga gruaja e tij, profeti Muhamed është martuar me ish-gruan e djalit të birësuar.

Ndoshta kështu ka dashur të argumentojë se ‘i huaji i joti s’bëhet’.

XII.

P.S. Ata më thonë: Ti shkruan kundër Albinit sepse nuk të ka dhënë pozitë?

– Unë u them: O shqiptarë, Albini më ka ofruar të bëhem deputete (qe pyete Glaukun) – por s’kam dashur.

Koha e dëshmoi se s’kam gabuar që kam refuzuar.

Qysh kisha mundur të pres lejen e Mimoza Kusarit për t’i thënë asaj ‘idi u sto…’.

Më përpara e marr malin se sa që pranoj të më tregoj mua dikush se çfarë duhet të mendoj!

Unë jam si uji që jeton me ujin e nuk përzihet me të.

Për të më kuptuar se çfarë po mundohem të them: shikojeni ujin e oqeanit Paqësor se si është i bashkuar me Atlantikun, por nuk përzihet me të.

Në disa raste, si në rastin tim, as uji me ujin nuk bashkohen.

Next Post
Maturantët testim shtesë me shkrim për Mjekësinë, 30% e pikëve përcaktuese për t’u shpallur fitues

Maturantët testim shtesë me shkrim për Mjekësinë, 30% e pikëve përcaktuese për t’u shpallur fitues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

Dosja Epstein/ Autoritetet britanike nisin hetimet ndaj ish-ministrit dhe ish-ambasadorit në SHBA Peter Mandelson

February 4, 2026
Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

Gjysma e shqiptarëve në pasiguri financiare, 54.5% s’përballojnë dot 1 mijë euro shpenzim të papritur

February 4, 2026
Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme

February 4, 2026
Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

February 4, 2026
Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

February 4, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In