• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Votuan 7.651 qytetarë më shumë se votat e PS në 2017-tën

by Java News
01/07/2019 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimet e 30 qershorit mund të quhen mëse të sukseshme për Partinë Socialiste dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane që ajo drejton. Në këto zgjedhje vendore, që janë një rast unikal në historinë e zgjedhjeve në epokës së pluralizmit në Shqipëri, pasi u bojkotuan nga partia më e madhe opozitare, PD-ja dhe aleatja e saj e madhe LSI-ja, pjesëmarrja në votime është një indicie e madhe për të nxjerrë rezultatin final paraprak vetëm duke u bazuar në pjesëmarrjen në votime. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë thirrje për bojkot si dhe gjithë aleatët e tyre të partive të vogla, ndaj gjitha mbështetësit e partive opozitare normalisht që nuk kanë shkuar të votojnë më 30 qershor.

Partia Socialiste me gjithë aleatët e saj në 34 bashki nuk kanë asnjë kandidat rivalë, ndërsa në 27 kanë përballë vetëm Bindjen Demokratike, partinë e themeluar vetëm një muaj para zgjedhjes, që nga të gjitha sondazhet në rastin më të mirë dilte tek 3-4% te preferencave të votuesve. Po kështu edhe partitë aleate të PS-së në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane kanë pritshëmri shumë të vogla, ndaj një krahasim i pjesëmarrjes në votimet e djeshme me rezultatet që socialistët kanë arritur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nxjerr në mënyrë reale forcën që ka arritur Partia Socialiste në këto zgjedhje.

Gjithashtu edhe trendy i rezultateve të para që kanë dalë në mbrëmje nga kutitë e para që u numëruan treguan se përqindja e marrë nga Bindja Demokratike nuk i kalon shifrat e sondazheve praraprake.

7651 votues më shumë në rang vendi se votat e PS
Kështu në total dje kanë shkuar në votime 771.183 qytetarë në të gjithë vendin shifër kjo është me 7.651 votues më shumë sesa rezultati me 764.212 vota që arriti Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që i dhuruan mazhorancën qeverisëse e vetme me 74 deputetë, që atëhere u quajt një rezultat historik. Pra duket se në votimet e djeshme PS-ja ka arritur në rastin më të keq të barazojë rezultatin e saj spektakolar të 2017 dhe në më të mirin të ketë marrë edhe disa mijëra vota më shumë.

Erion Veliaj rikonfirmohet me rekord në Tiranë

Nga të gjitha bashkitë rezultatin më të mirë në pjesëmarrje në votime krahasuar me votat që Partia SDocialiste ka mbledhur në vitin 2017 e ka arritur Tirana. Duket qartë se në kryeqytet faktori Erion Veliaj ka qenë thelbësor në arritjet e kësaj fitoreje. “Lali Eri” me punën e tij në këto katër vite në krye të bashkisë ka bërë që të shkojnë në kutitë e votimit 171.390 qytetarë që janë 7138 votues më shumë se 164.252 vota që ka marrë PS-ja në 2017. Po kështu Veliaj ka arritur i vetëm pritet të marrë më shumë vota edhe se në vitin 2015 kur u zgjodh kryebashkiak edhe me votat e aleatit të atëhershëm LSI-së. Në 2015 Veliaj ka marrë mbi 160 mijë vota, në ato zgjedhje PS-ja si parti rreth 107 mijë vota, ndërsa LSI-ja rreth 54 mijë vota, që ishin 18.25% të totalit të votave, pra duket qartë se pesha e partisë aleate ishte shumë e rëndësishme në koalicionin ASE. Dje në mbyllje të kutive të votimit pjesëmarrja ka qenë 171.390 votues. Në garë për Bashkinë e Tiranës është Veliaj dhe Arben Skënderi, një emër i ri në skenën e politikës shqiptare.

Edhe Dibra e Elbasani gati 7 mijë votues më shumë
Ndonëse Dibra ka qenë një nga pikat e nxehta, ku u sulmua nga mbështetës të PD me në krye përfaqësues të kësaj force politike, kjo nuk ka ndikuar në % e pjesëmarrjeve në votime, përkundrazi. Sipas rezultatit të vitit 2017, për socialistët në këtë bashki kanë votuar 9.362 votues, e ndërsa më 30 qershor pjesëmarrja e votuesve është 16.327 votues, pra 6.965 votues më shumë. Gjithashtu edhe në Elbasan PS-ja ka arritur një rezultat tejet pozitiv, pasi kanë shkuar të votojnë 6.473 qytetarë më shumë se sa vota kanë marrë socialistët në 2017. Një rritje shumë të madhe ka pasur PS edhe në Klos, ku kanë shkuar 5.485 votues 2.245 më shumë se sa 3.240 vota që kishte marrë PS në 2017. Rezultate positive dhe me rritje të madhe për PS-në pritet edhe në bashkitë Fier, Bulqizë, Devoll, Pogradec, Prenjas e Skrapar.

Durrësi rekord negativ, 12.994 votues më pak
Një nga bashkitë ku Partia Socialiste pritet që të ketë rezultatin e saj më të dobët është Durrësi. Këtu kanë shkuar të votojnë 35.062 qytetarë, që krahasuar me 48.056 vota që ka marrë PS në 2017 janë 12.994 votues më pak. Duket se moskandidimi i Vangjush Dakos dhe zëvendësimi i Valbona Sakos ka pasur një ndikim negative në këtë bashki për socialistët.
Po kështu rezultat të dobët PS-ja pritet të ketë edhe në Vlorë dhe në Berat ku pjesëmarrja në votime është mbi 5 mijë qytetarë më pak se sa kanë vota marrë socialistët në vitin 2017. Po kështu edhe në Kamëz pjesëmarrja është e dobët, 4.445 votues më pak se rezultati i PS në 2017. Edhe në Shkodër, Shijak dhe Kavajë pritet të jenë më të ulta për PS-në pasi pjesëmarrja ka qenë më e vogël se sa votat që mblodhi në 2017.

771.183 votues
Në total dje kanë shkuar në votime 771.183 qytetarë në të gjithë vendin shifër kjo është me 7.651 votues më shumë sesa rezultati me 764.212 vota që arriti Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017

+7138 Tirana
Erion Veliaj me punën e tij në këto katër vite në krye të bashkisë ka bërë që të shkojnë në kutitë e votimit 171.390 qytetarë që janë 7138 votues më shumë se 164.252 vota që ka marrë PS-ja në 2017.

-12.994 Durrësi
Një nga bashkitë ku Partia Socialiste pritet që të ketë rezultatin e saj më të dobët është Durrësi. Këtu kanë shkuar të votojnë 35.062 qytetarë, që krahasuar me 48.056 vota që ka marrë PS në 2017 janë 12.994 votues më pak.

Next Post
FOTOLAJM/ Presidenti lakuriq dhe ndërkombëtarët “e blerë nga Rama”!

FOTOLAJM/ Presidenti lakuriq dhe ndërkombëtarët "e blerë nga Rama"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

January 22, 2026
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

January 22, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In