• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shifrat/ Vetëvrasjet tre herë më të larta se vrasjet, ja qyteti më i prekur në Shqipëri

by Java News
29/05/2018 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5% (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndonëse ky është niveli më i ulët që nga viti 2012, kur raportohen të dhënat, sërish vetëvrasjet mbeten mbi tre herë më të larta sesa vrasjet (që në vitin 2017 ishin 63).

Por cilat janë grupmoshat që vrasin më shumë veten dhe qytetet ku shënohet numri më i lartë i vetëvrasjeve në raport me popullsinë?

“Monitor” ka përpunuar të dhënat e INSTAT, nga të cilat rezulton se në vitin 2017 ka pasur rënie të vetëvrasjeve tek moshat e mitura (10-19 vjeç), por është shënuar një rritje e ndjeshme për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç. Në këtë grupmoshë u kryen gjithsej 34 vetëvrasje, me një rritje prej 41% (ose 10 të rinj më shumë që kanë preferuar të ikin para kohe nga kjo botë) në krahasim me vitin e mëparshëm.

Psikologët pohojnë se studimet e fundit nxjerrin moshën 14-25 vjeç si më të prekur nga ky fenomen. Të tjera studime e kanë çuar deri në moshën 29-vjeçare. Është edhe mosha e rritur e vonë e prekur, por arsyet se pse e marrin këtë akt i diferencojnë.

“Adoleshentët, duke jetuar në periudhën e zhvillimit shpërthyes të individit dhe formimit të personalitetit, janë lehtësisht të ndikueshëm nga faktorët socio-ekonomikë. Konkretisht, edhe në Shqipëri, ideja e adoleshentëve për të konkurruar për status: veshje, teknologji, para, makina luksoze, udhëtime etj., i vë ata nën një trysni që shpesh i çon në vetëvrasje. Edhe rrjetet sociale janë një faktor negativ në këtë mes, pasi u ofron mundësi ekspozimi të gjerë, nga ku një pjesë nuk mundet të arrijë të ketë të njëjtat. Ne si ekspertë e quajmë si dukuri “të pasurit të gjithçkaje”. Por jo të gjithë arrijnë t’i kenë dhe frustrohen. Presioni social shpesh bëhet i fortë dhe mund të ndikojë në marrjen e vendimit të vetëvrasjes”, ka pohuar më herët për Monitor, Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, anëtare e Këshillit të Psikologëve.

Në të kundërt, një tendencë dominuese në vitin 2017 ka qenë dëshira më e ulët për t’i dhënë fund jetës tek moshat pak më të pjekura, nga 30-44 vjeç, ku vetëvrasjet kanë rënë me 50% (28 më pak), duke ndikuar në uljen e tendencës së përgjithshme.

Një rritje e fortë e vetvrasjeve, pothuajse dyfishim ka ndodhur te grupmosha 50-54 vjeç, në 31 raste, ku varfëria mbetet arsyeja kryesore e kësaj zgjedhjeje.

Në total, grupmosha 49-60 vjeç dominon, me 52% të totalit të vetëvrasjeve.

Meshkujt më të dobët, Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje

Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7./Monitor

a.ç

Next Post
Deputeti i PS ironi me Bashën: Nuk i hyn në punë as dreqit!

Deputeti i PS ironi me Bashën: Nuk i hyn në punë as dreqit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In