• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shifrat tragjike: Vetëm në Miçigan dhe Nju Jork, mbi 50 shqiptarë të vetëvrarë në dy vite

by A R
10/04/2023 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shëndeti mendor paraqet një nga sfidat më të mëdha në shoqërinë amerikane. Sipas një studimi të vitit 2021 të Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, një në pesë amerikanë të rritur përballet me një çrregullim. Në përgjithësi numri i personave me probleme të shëndetit mendor është rreth 57.8 milionë, ose rreth 22.8 për qind e amerikanëve të rritur. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Gjatë dy viteve të fundit vërehet rritje e numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjeve si pasojë e mbidozës. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me dy terapiste dhe një ndihmësprokuror në Miçigan, të cilët po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Terapistet shqiptaro-amerikane në Miçigan, Juliana Pepaj dhe Entela Kaba, thonë se qëllimi i nismës është krijimi i një hapësire të sigurt, pa gjykime dhe frikë, ku komuniteti shqiptaro-amerikan mund të diskutojë hapur për problemet e shëndetit mendor. “Kur flasim për shëndetin mendor jemi jemi duke folur për personalitetin tuaj, për atë se kush jeni. Mënyra si menaxhoni stresin, merrni vendime dhe komunikoni me të tjerët varet nga shëndeti mendor. Në komunitetin tonë ka shumë frikë se dukeni si jo normal, nëse flisni hapur rreth kësaj teme. Është koha që të themi mjaft është mjaft”, thotë zonja Pepaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Shëndeti mendor është jeta jonë. Përfshin gjithçka, gjendjen tonë psikologjike, emocionale dhe sociale. Që të kemi familje dhe shëndet më të mirë, çdo gjë fillon nga mendja”, thotë terapistja shqiptaro-amerikane Kaba.

Dy terapistet, së bashku me ndihmësprokurorin në bashkinë e qytetit Oakland, Endrit Topalli, po organizojnë terapi në grup dhe takime private, kryesisht në institucionet kulturore dhe fetare të komunitetit shqiptaro-amerikan në Miçigan. Pjesëtarët e komunitetit mund të këshillohen mbi problemet e tyre dhe të informohen rreth burimeve për të trajtuar shëndetin mendor.

Kjo nismë erdhi si domosdoshmëri, duke e parë numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe vdekje si pasojë e mbidozës, thonë ekspertët.

“Personalisht kam familjarë që kanë kryer vetëvrasje. Po shohim fëmijë, të rinj 15-vjeçarë e deri tek moshat më madhore 60-vjeçare, që po kryejnë vetëvrasje. Kjo është diçka që na bashkoi”, thotë terapistja Pepaj. Grupi thotë se gjatë dy viteve të fundit kanë identifikuar mbi 50 raste të vdekjeve si pasojë e vetëvrasjeve, ose mbidozës, vetëm në komunitetet shqiptare në Miçigan dhe Nju Jork.

“Ka një rritje të numrit të shqiptarëve që përfundojnë në sistemin e drejtësisë, që kanë probleme me substancat narkotike dhe me alkoolin. Pasi analizuam këtë fenomen, kuptuam se në të gjitha rastet një gjë është e përbashkët, shëndeti mendor. Këta njerëz po mundohen të gjejnë një rrugëzgjidhje në mënyrë private dhe individuale, gjë që nuk është rrugëzgjidhje”, thotë për Zërin e Amerikës, ndihmës-prokurori në bashkinë e Oaklandit, Endrit Topalli. Stresi dhe ankthi nga jeta e shpejtë në Amerikë, pandemia COVID-19, sulmet me armë nëpër shkolla dhe lufta në Ukrainë janë disa nga çështjet që rëndojnë shëndetin mendor thonë ekspertët.

Grupi synon që përmes kësaj nisme të ndërgjegjësojë sidomos burrat shqiptarë, të cilët sipas tyre janë kategoria, që kujdeset më pak për shëndetin mendor. “Ne duam të kapim edhe pjesën e prindërve vetë, sepse ata kanë nevojë. Të prekim sidomos pjesën mashkullore shqiptare, sepse burrat në përgjithësi, sidomos me kulturën që kemi, nuk pranojnë të shkojnë për ndihmë”, thotë terapistja Kaba.

“Mashkulli tipik shqiptar, siç e dimë, është portreti i burrit të fortë, që ka luftuar, që ka mbrojtur vatanin, nderin dhe njerëzit e kombit. Por nuk të bën më pak burrë, fakti që ti këshillohesh me një terapist, ose një psikolog”, thotë ndihmësprokurori Topalli. Zoti Topalli thotë se refuzimi i burrave që të flasin mbi çrregullimet e shëndetit mendor, po çon drejt fenomeneve të tjera, që kërcënojnë shoqërinë shqiptare.

“Ai shkon në familje dhe ushtron dhunë, qoftë tek bashkëshortja, qoftë tek fëmijët. Pra kemi një fenomen tjetër, të të dhunës në familje. Dhuna në familje është një sjellje e mësuar, themi ne. Nëse fëmija sheh prindin duke rrahur prindin tjetër, do të rritet me atë kulturë, duke thënë se babai im e ka bërë këtë gjë dhe se është në rregull ta bësh këtë gjë”, thotë zoti Topalli.

Vetëm duke u kujdesur për veten, prindërit mund të ndihmojnë fëmijët thotë terapistja Pepaj. “Shenjat që prindërit duhet të ndjekin tek fëmijët janë: si po komunikojnë fëmiijët e mi në shkollë, a kanë shokë, çfarë nota kanë, a po bien në mësime. Ka shumë shenja me të cilat fëmijët tregojnë, se janë në depresion, ose se janë duke u abuzuar. Janë shumë tregues, që tregojnë se ata kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i publikuar në janar të këtij viti, e sheh shëndetin mendor si një nga sfidat më të mëdha globale. Gati 1 miliard njerëz në botë vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor. Depresioni dhe ankthi janë format më të përhapurat.

OBSH thotë se personat me probleme të shëndetit mendor jetojnë 10 deri 20 vjet më pak sesa pjesa tjetër e popullsisë. Raporti thekson se një në çdo 100 vdekje është si pasojë e vetëvrasjes. Në përgjithësi në botë, çdo vit regjistrohen mbi 700 mijë raste të vetëvrasjeve./VOA

Next Post
India tejkalon Kinën, regjistron popullsinë më të lartë në botë

India tejkalon Kinën, regjistron popullsinë më të lartë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot: Molotovët berishistë rikthejnë votuesit socialistë…

February 17, 2026
Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

February 17, 2026
Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

February 17, 2026
Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In