• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat: Tiranasit dhe vlonjatët, më të pasurit e Shqipërisë

by A R
16/05/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse zyrtarisht të varfër, shqiptarët arrijnë tëkursejnë, duke lënë mënjanë kënaqësitë e jetës, duke pasur ndihmën e të afërmeve emigrantë, apo dhe duke marrë të ardhura nga aktivitetet informale, që nuk janëtë pakta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur, se nëfund tëtremujorit të parë 2019, individët kishin tëdepozituara në banka gati 952 miliardë lekë, ose rreth 7.6 miliardë euro, ose rreth 82% të totalit të depozitave që janë në banka. Në raport me të njëjtën periudhëtë një viti më parë, kursimet e individëve në banka janërritur me gati 4%.

Monitor ka përpunuar të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT, duke nxjerrë qytetet që kanë nivelin më të lartë tëdepozitave për frymë, në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Tirana, kryeqyteti qyteti ku jeton një e treta e popullsisë dhe ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve ka dhe nivelin më të lartë të depozitave për banor, me 3,086 euro depozita për banor. Tirana është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë, me rreth 5 mijë euro dhe që ka dhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar. Në vlerë absolute, banorët e Tiranës kanë në banka rreth 345miliardë lekë kursime, ose 68% të depozitave në kryeqytet. Pjesa tjetër u përket kryesisht bizneseve, ku në kryeqytet janë të përqendruara gjysma e tyre.

Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,860 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Vlonjatët kanë arritur të kursejnë kaq shumë, ndonëse të ardhurat e tyre për frymë janë nën mesataren e vendit (Sipas INSTAT, të ardhurat për frymë në Vlorë janë 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734). Edhe shpenzimet mujore për frymë të familjeve janë sa 66% e atyre të kryeqytetit. Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Vlora është ndër qarqet me papunësinë më të lartë në vend, me 18.5% nëfund të 2018-s, i dyti pas Lezhës. Ky kontrast i kursimeve të larta në raport me të ardhurat dhe papunësinë mund të shpjegohet me faktin që historikisht Vlora, për vetë pozicionin gjeografik, ka qenë një destinacion për trafiqet e paligjshme, që gjenerojnë të ardhura informale, si dhe me prurjet e emigrantëve. Në total, individët vlonjatë kanë në banka 67.8 miliardë lekë, duke u renditur të tretët në vlerë absolute pas Tiranës e Durrësit.

Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me 2,146 euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.

Në vend të katërt janë korçarët, që ndonëse shquhet si ekonomiqarë kanë arritur të kenë 1,914 euro depozitë për banornë fund të tremujorit të parë 2019. Korçarët janë kursimtarë dhe në shpenzimet mujore të familjeve, duke u renditur në tre qarqet që shpenzojnë më pak, së bashku me Elbasanin dhe Vlorën.

Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në 1,623 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet që raporton Banka e Shqipërisë renditen lezhjanët, me rreth 1,226euro depozita.

Gjatë vitit të fundit (T I 2019/T I 2018), rritja më e madhe e depozitave të individëve në vlerë absolute ështëshënuar në Tiranë(+22 mld lekë), e ndjekur nga Durrësi (+3.1 miliardë lekë), ndërsa qyteti i vetëm që shënoi rënie ishte Fieri (-668 mln lekë).

/Monitor

Next Post
FOTO / Aksident në qytetin e Vlorës, dy makina bëhen copë-copë

Aksident masiv në Lezhë, makina "fluturon" dhe merr përpara pesë të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In