• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHIFRAT / Shqipëria po plaket, të rinjtë po ikin, papunësia 15-29 vjeç po rritet …

by A R
25/11/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç janë ulur nga nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri, midis 1979 dhe 2011. Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet censusit 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi…

Dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërinë në Shqipëri nga Indeksi më i lartë në Europë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua – nën nivelin e zëvendësimit. Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhave të censuseve të vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri, i publikuar sot.

Kjo rënie do të jetë forca parësore e moshimit të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi – 65 vjeç e lart – në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11 përqind, evidenton studimi i dytë i INSTAT mbi Mplakjen e Popullsisë.
Qëllimi i studimeve është vënia në fokus e dinamikave të popullsisë duke siguruar një pamje të qartë të situatës aktuale të të rinjve dhe të moshuarve në Shqipëri, bazuar në analizat e thelluara të të dhënave statistikore sipas CENSUS 2011 dhe studimeve të tjera të realizuara nga INSTAT.

– Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet censusit 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi. Kjo shifër përfaqëson një faktor të rëndësishëm në rënien e përgjithshme të popullsisë me pothuajse 9 përqind në këtë periudhë.
– Popullsia e emigrantëve të rinj gjithnjë e më shumë përbëhet nga femrat si tendencë e vënë re në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2011.
– Në vitin 2011, përqindja e të rinjve 25 deri në 29 vjeç që kanë përfunduar arsimin e lartë ka qenë 24 përqind, krahasuar me vetëm 8 përqind në vitin 2001.
– Të dhënat tregojnë një ulje të mëtejshme të treguesve të tregut të punës të të rinjve 15-29 vjeç: normë e ulët e pjesëmarrjes në tregun e punës (nga 43 në 28 përqind) dhe një normë më e lartë papunësie (nga 22 në 33 përqind).
– Për të rinjtë që nuk kanë gjetur punë, vërehen nivele të larta të mospërputhjes së aftësive të tyre profesionale dhe kërkesave të tregut të punës. Norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj me arsim të lartë në vitin 2011 ishte 34 përqind në 2011.
– Vetëm 12 përqind mes të rinjve të martuar dhe 29 përqind mes bashkëmoshatarëve seksualisht aktivë të pamartuar zgjedhin metoda moderne kontracepsioni për të mbrojtur veten kundër shtatzënive të padëshiruara.
– Si pasojë, kemi normë të lartë të aborteve në Shqipëri, që do të thotë se në çdo gjashtë shtatzëni, njëra përfundon me abort të induktuar. Gjatë vitit të fundit, 6,400 femra u përballën me rrezikun e pashmangshëm të shëndetit nga një abort i induktuar.
Nga ana tjetër, numri në rritje i të moshuarve paraqet sfida dhe kërkon përgatitje për t’i përballuar ato:
– Procesi i moshimit do të vazhdojë edhe për disa dekada, dhe numri i të moshuarve projektohet që të përbëjë 33 përqind të popullsisë së përgjithshme active në vitin 2031.
– Censusi i vitit 2011 tregon se 23 përqind e të moshuarve kanë qenë me aftësi të kufizuara (krahasuar me vetëm 3 përqind në popullsinë e të rriturve nën moshën 65 vjeç).
Kordinuar nga:
– Pothuajse gjysma e grave të moshuara janë vejusha dhe u mungon mbështetja praktike dhe emocionale që zakonisht ofron martesa.
– Rreth 30 përqind e të moshuarve jetojnë në njësi ekonomike familjare me dy persona zakonisht me bashkëshortin/bashkëshorten e moshuar, ndërsa 8 përqind jeton vetëm, duke u bërë kështu më vulnerabël.
– Në vitin 2012, përqindja e të moshuarve që nuk ka mundur të arrijë nivel konsumi që konsiderohet minimum për një standart bazë jetese, është vlerësuar në 10 përqind.
– Po ashtu, 10 përqind e të moshuarve, përfshihen akoma në punë.
– Aksesi në mjetet moderne të komunikimit mbetet i ulët: vetëm 15 përqind e të moshuarve kanë kompjuter dhe vetëm 9 përqind kanë lidhje interneti në shtëpitë e tyre. Nga ana tjetër, 83 përqind e tyre kanë telefon cellular.

Një indeks i përbërë i vulnerabilitetit që përdor sistemimin në banesë, aftësinë e kufizuar dhe varësinë e të ardhurave si variabla të pavarur, tregon një përhapje të gjerë të vulnerabilitetit në mbarë vendin, por me përqendrimin më të madh në veri-lindje të Shqipërisë. Has, Kukës, Dibër, Bulqizë, Klos, Mat dhe Pukë në pjesën veri-lindore të vendit janë bashkitë me nivelet më të larta të vulnerabilitetit.
Zj. Emira Galanxhi, Drejtoreshë e Statistikave Sociale, transmetoi në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT, Z. Gjergji Filipi, rëndësinë e të kuptuarit të një transformimi të tillë të thellë demografik, sfidat sociale dhe ekonomike që ky transformim sjell, si edhe cilat janë sjelljet dhe vendimet e përfshira në këto përvoja. “Është po aq e rëndësishme që shoqëria shqiptare dhe politikë-bërësit të jenë të mirëpërgatitur për këto fenomene, të cilat do ta japin impaktin e tyre në dekadat që vijnë në fushën social-ekonomike të vendit”, tha Zj. Galanxhi.

“Të kuptuarit si duhet e situatës së të rinjve dhe të moshuarve në Shqipëri është baza për të marrë masa më të mira sociale dhe ekonomike”, tha Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Christoph Graf. “Për të marrë vendime për politika të mira, të dhënat, faktet dhe shifrat janë kyç në Shqipëri, një vend ku zakonisht mbizotërojnë hamendësimet, perceptimet dhe interpretimet, duke mjegulluar kështu realitetin dhe kërkimin e të vërtetës”. Ambasadori Graf gjithashtu përmendi disa gjetje interesante dhe shqetësuese nga dy studimet, që kanë të bëjnë me tendencën për emigrim tek të rinjtë dhe plakjen e popullsisë.
“Të rinjtë në Shqipëri ende përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë shqiptare, prandaj investimi në arsimimin dhe shëndetin e tyre, përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, merr një rëndësi të dorës së parë për rolin që do të luajë në produktivitetin e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj në të ardhmen.

Për aq kohë sa njerëzit janë në qendër të zhvillimit, të drejtat e tyre njerëzore, nevojat dhe mirëqenia e tyre duhet të jenë vëmendja kryesore e politikave, strategjive dhe planeve të zhvillimit.”, – tha Dr. Manuela Bello, Asistente Përqafësuese e UNFPA në Shqipëri.

Këto dy studime u kryen nga INSTAT dhe UNFPA, në kuadër të “Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara për Programin e Përfshirjes Sociale” financuar nga Zyra e Koperacionit Zviceran në Shqipëri. me kordinimin e Qendrës Kombëtare për Studime Sociale. (monitor)

Next Post

Meta për Rai-n: Ka mundësi që dhe Shqipëria të përballet me refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In