• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shifrat/ Sa persona humbën jetën nga aksidentet në Shqipëri në 2019-n, gati 4 herë më shumë se mesatarja e BE

by Java News
03/07/2020 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2019, nga aksidentet rrugore në Shqipëri humbën jetën 519 persona, ose gati 12% më shumë se viti i kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

Kjo rritje erdhi kryesisht si rrjedhojë e fataliteteve tek femrat, vdekjet e të cilave u rritën me 47%, kundrejt 2% të meshkujve.

2019-a ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2013, kur fatalitetet në rrugë arritën një nivel rekord prej 552 personash.

Në raport me popullsinë, për 1 milion banorë, janë 182 vdekje nga aksidentet në vend për vitin 2019.

Të dhëna të tjera të publikuara nga Eurostat, që i referohen vitit 2018, tregojnë se Shqipëria ka një numër gati katër herë më të larta viktimash nga aksidentet në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.

Në BE si një e tërë kishte gjithsej 52 viktima të trafikut rrugor për milion banorë në BE, sipas Eurostat.

Në krahasim me popullsinë e secilit Shtet Anëtar, nivelet më të ulëta të vdekjeve në rrugë në vitin 2018 janë vërejtur në Irlandë (29 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Danimarkë (30), Suedi (32) dhe Hollandë (35), përpara Maltës (38), Spanjë (39) dhe Gjermani (40).

Në anën e kundërt të shkallës, nivelet më të larta u regjistruan në Rumani (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (87), Kroaci dhe Letoni (të dy 77) dhe Poloni (75).

Të dhënat e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vendet e rajonit tregojnë se në Maqedoni, në vitin 2016 kishte 64 vdekje për 1 milion banorë, në Mal të Zi 107, në Serbi 74, në Bosnjë 157.

Aksidentet fatale në Shqipëri, në raport me popullsinë janë të ngjashme me ish vendet e Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Në botë, rekordin për aksidente fatale e mbajnë shtetet e Afrikës, me një mesatare prej 260 vdekje për 1 milion banorë.

Grup moshat që humbin jetën në aksident, rritje rekord e femrave në 2019

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 26% e jetëve të humbura në rrugë ishin të moshës nën 34 vjeç.

Grupmosha më e përfshirë në aksidente me humbje jete është 45-79 vjeç, me 53% të totalit.

70% e jetëve të humbura në 2019-n ishin meshkuj.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e vdekjeve në aksidente nga femrat e lidhur me shtimin e tyre në drejtimin e automjeteve. E fortë ishte sidomos rritja e humbjeve të jetës nga femrat në 2019-n, me 47%, duke arritur në 153, niveli më i lartë historik rekord. / Monitor

v1v2v3-1

g.kosovari

Next Post
FOTO: Kjo është banesa ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë. Dëshmia e vëllezërve të gruas pasi mbante vajzën e vdekur në shtëpi

FOTO: Kjo është banesa ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë. Dëshmia e vëllezërve të gruas pasi mbante vajzën e vdekur në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In