• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shifrat reale të të vdekurve nga COVID janë më të larta nga ato të raportuara/ Ja çfarë thotë Universiteti John Hopkins

by Java News
16/12/2021 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA e kaloi shifrën prej 800.000 të vdekur nga Corona, por kjo shifër duket se nuk pasqyron realitetin. Dyshohet se numri i rasteve të vdekjeve të paraportuara nga virusi Corona është shumë më i lartë – në mbarë botën.

Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 800.000 vdekjeve nga virusi Corona. Presidenti amerikan Joe Biden foli për një “shifër tragjike” dhe bëri thirrje për kujtimin e viktimave të pandemisë. Ai kumtoi: “Unë e di se si është të kesh një karrige bosh rreth tryezës së ushqimit, veçanërisht në kohën e Krishtlindjeve.” Biden tha se ai vuan bashkë me çdo familje “që e përjeton këtë dhimbje”. Në të njëjtën kohë, Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të ndjekin masa të tjera paraprake, si mbajtja e maskave. Lidhur me variantin Omicron që po përhapet, ai u shpreh: “Në fillimi të dimrit, ku po përballemi edhe me një variant të ri, duhet të jemi edhe më të vendosur të vazhdojmë së bashku ta luftojmë këtë virus”.

“Secili prej nesh njeh dikë që ka vdekur nga ky virus”

USA | Coronavirus | Ankündigung COVID Strategie | Präsident Joe Biden

Anëtarët e Kongresit Amerikan mbajtën një minutë heshtje për viktimat e pandemisë Corona përpara shkallëve të Kapitolit. “Secili prej nesh njeh dikë që vdiq nga kjo sëmundje,” tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

Faqja e internetit e John Hopkins përditësohet rregullisht me të dhënat më të reja dhe zakonisht tregon një nivel pak më të lartë sesa shifrat zyrtare. Në raste të caktuara shifrat janë rishikuar dhe janë korrigjuar. Sipas autoritetit shëndetësor amerikan CDC, rreth 796.000 njerëz në të gjithë vendin kanë vdekur nga virusi Corona apo sëmundjet që ndërlidhen me këtë virus.

50 milionë të infektuar

Numri i infeksioneve të zbuluara në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë ka kaluar shifrën prej 50 milionë të hënën. Rreth 120.000 infektime të reja janë raportuar kohët e fundit çdo ditë, ndërsa numri më i madh i infektimeve është me variantin Delta. Çdo ditë, janë regjistruar mesatarisht rreth 1.150 të vdekur, njofton CDC.

USA | Gedenkzeremonie für die 800.000 Corona-Toten vor dem Kapitol in Washington
Ndonëse SHBA-ja ishte një nga vendet e para që filloi me vaksinimin masiv kundër virusit Corona, shkalla e vaksinimit në këtë vend është më e ulët se në vendet e tjera të industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur pas miratimit të vaksinave të para në fund të vitit 2020, ndërsa kanë vdekur më së shumti personat e pavaksinuar. Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në valën e pestë të virusit Corona. Ekspertët presin që shifrat të vazhdojnë të rriten pas paraqitjes dhe përhapjes së variantit të ri Omikron.
Nëse shikohen vetëm shifrat, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia. Asnjë vend tjetër nuk ka regjistruar më shumë vdekje nga Corona sesa SHBA, ku jetojnë rreth 330 milionë njerëz. Brazili është aktualisht në vendin e dytë me rreth 600.000 vdekje, i ndjekur nga India me pothuajse 500.000 viktima. Sipas shifrave zyrtare, rreth 300.000 vdekje janë shënuar në Meksikë dhe Rusi. Por ekspertët supozojnë se numri i rasteve të paraportuara të vdekjeve është më i lartë në të gjitha vendet, sepse shumë vdekje dhe infeksione me Corona nuk raportohen tek autoritetet.

Të paktën 5,3 milionë të vdekur në mbarë botën

Pandemia Corona ka shkaktuar të paktën 5,3 milionë vdekje në mbarë botën nga fundi i vitit 2019 deri më sot. Ky është një bilanc i hartuar nga agjencia e lajmeve AFP në bazë të burimeve zyrtare të vendeve dhe institucioneve. Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri real i vdekjeve mund të jetë dy deri në trefishin e këtij numri. /DW

Next Post
VIDEO/ ‘Babagjysh për një vrapim’, qindra qytetarë pjesë e garës për bamirësi në Athinë

VIDEO/ ‘Babagjysh për një vrapim’, qindra qytetarë pjesë e garës për bamirësi në Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In