• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Shifrat që nuk do t’i besoni për arsimin dhe shëndetësinë në Shqipëri

by A R
08/07/2020 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pothuajse 200 faqe të detajuara, “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) skanon arritjet e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në pothuajse çdo fushë, nga ekonomia, tek drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi e shumë të tjera.

Një numër i madh i të dhënave nuk vijnë surprizë. Kështu, Shqipëria është sërish, edhe në 2019 vendi më i vendosur në Ballkan sa i përket të ardhmes së tij europiane. 87% e shqiptarëve janë të bindur se anëtarësimi në BE do të ishte diçka e mirë për të ardhmen, krahasuar me vetëm 26% të serbëve.

Konfirmohet gjithashtu niveli më i ulët i papunësisë në rajon, si dhe rritja më e lartë ekonomike në dekadën e fundit pas Kosovës.

Megjithatë, ajo që bën vërtet përshtypje janë statistikat që OECD ofron për arsimin dhe shëndetësinë.

Pyetjes se sa të kënaqur jeni me nivelin e arsimit në vendin tuaj, 59% e shqiptarëve i janë përgjigjur që janë të kënaqur. Ky është niveli më i lartë në të gjithë rajonin.

Nga ana tjetër, surprizë vjen edhe vlerësimi që kanë shqiptarët për shëndetësinë. Jemi të dytët pas Serbisë në vlerësimin e popullsisë ndaj sistemit shëndetësor, por ndryshimi më i madh është ai i krahasuar në një dekadë.

Në 10 vjet, 21% shqiptarë më shumë kanë kaluar nga një vlerësim negativ për sistemin shëndetësor, në një vlerësim pozitiv. Gjithashtu, shqiptarët vijojnë të kenë jetëgjatësinë më të lartë në rajon, me një mesatare në lindje prej 78 vitesh, ndërsa vendi me jetëgjatësinë më të ulët është Kosova me 72.

Qeverisja dixhitale tregon se Shqiperia eshte vendi me i perparuar ne rajon dhe i vetmi qe permbush te gjithe kriteret e vendosura – https://lexo.com.al/2020/07/08/qeverisja-dixhitale-shqiperia-e-para-ne-rajon-dhe-e-vetmja-qe-realizon-cdo-standart/

Një e dhënë tjetër interesante është besimi që kanë qytetarët ndaj qeverisë. Në dy vitet e fundit, vetëm në Serbi dhe në Shqipëri “kuotimet” e qeverisë kanë njohur rritje. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje, kudo besimi është gërryer gjatë kësaj periudhe.

Të dhëna të tjera pozitive janë ato që lidhen me korrupsionin. Shqipëria është e para (e barazuar me te tjerë) sa i përket luftës kundër tij, si dhe të parët përsa i përket reformës në administratë.

Raporti gjithashtu ilustron fusha ku Shqipëria ka ende për të bërë. Si ekonomia e tregut. Shqipëria ka një sistem tregu funksional, më të mirë se Bosnja dhe Kosova dhe në nivelin e Serbi, Mali i Zi, por duhet akoma punë për të mbushur hendekun që kemi aktualisht me Maqedoninë e Veriut.

Në luftën kundër krimit të organizuar rezultatet e viteve të fundit tregojnë një rritje të rëndësishme, por jo aq sa për t’ia kaluar Maqedonisë, e rrjedhimisht pozicionohemi në grup me të tjerë në vendin e dytë.

Një tjetër problem është kapaciteti i ekonomisë shqiptare për t’u përballur me konkurrurencën europiane, në një treg të unifikuar dhe pa barriera mbrojtëse. Sipas OECD, në këtë tregues renditemi pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Besimi tek drejtësia, në Shqipëri është më i ulti në rajon, ndërsa pavarësisht një rritje të rëndësishme në vitet e fundit, në statistikën e eksporteve krahasuar me PBB (34%) jemi të dytët nga fundi, duke lënë pas vetëm Kosovën.
Raporti i plotë – https://read.oecd-ilibrary.org/governance/government-at-a-glance-western-balkans_a8c72f1b-en#page1),

/a.r

Next Post
Zbatimi i masave anti-COVID/ Task Forca: 4 gjoba, dy subjekteve u janë pezulluar aktivitetet

Zbatimi i masave anti-COVID/ Task Forca: 4 gjoba, dy subjekteve u janë pezulluar aktivitetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In