Pjesëmarrja në këto zgjedhje pritet të jetë më e lartë se pjesëmarrja e zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Në bazë të projeksionit të KQZ, një pjesëmarrje prej 46,91% ndaj totalit të votuesve përkthehet me mbi 1,63 milionë votues.
Ndërkohë, në zgjedhjet e vitit 2015-s, në procesin zgjedhor morën pjesë vetëm 1,61 milionë zgjedhës ose mbi 20 mijë më pak. Përqindja e pjesëmarrjes në 2015-n rezultoi më e lartë (47,8%) vetëm sepse listat e zgjedhësve kishin pothuajse 200 mijë votues më pak, 3,2 milionë nga 3,45 milionë që kishin listat e zgjedhësve këtë herë.
Në zgjedhjet e ditës së djeshme, pavarësisht se u përfol për një pjesëmarrje të ulët, pjesëmarrja e banorëve rezidentë përbën një rekord në Europë, me 76% të totalit.