• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat/ Në një vit Shqipëria u rrit me 1000 banorë, lindën 32 mijë foshnje e vdiqën 21 mijë persona

by S M
21/12/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001. Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë. Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016. Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona. Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ. Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017. Faktori emigracion shpjegon edhe paradoksin qe duket se ka mes shifres se lindjeve dhe te vdekjeve, ku diferenca eshte rreth 11 mije persona. Numri i atyre qe ikin ben qe kjo shifer te pakesohet ne rreth 1000 veta, e cila eshte shtesa reale e rritjes se shqiptareve gjate vitit 2017.

Raporti gjinor në lindje po i afrohet nivelit natyror (105 meshkuj për 100 femra), duke shënuar vlerën 106.9 në vitin 2016, nga 109.5 që ishte në vitin 2015. Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie të lehtë, në krahasim me vitin 2015 nga 102.7 në 102.5 meshkuj për 100 femra. Mosha medianë e popullsisë u rrit nga 34 vjeç në 2015 në 35 vjeç në 2016.

Lindjet vazhdojnë të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve, duke zvogëluar shtesën natyrore.

Tirana, Fieri, Durrësi dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej Në 1 Janar 2017, Tirana zë rreth 30 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (11 %), Durrësi (10 %) dhe Elbasani (10 %). Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2017, popullsia u rrit në tre qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2017 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u vu re në Tiranë (+23.0 për 1000 banorë), duke u pasuar nga Durrësi (+16.5 për 1000 banorë) dhe Vlora (+4.15 për 1000 banorë). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastër (-30.6 për 1000 banorë), Dibër (-26.9 për 1000 banorë), Berat (-25.8 për 1000 banorë) dhe Kukës (-21.3 për 1000 banorë). Në total, popullsia banuese e Shqipërisë u rrit me rreth +0.3 për 1000 banorë, në 1 Janar 2017.

Next Post
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2018

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In