Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 5 viktima nga COVID-19, teksa numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje në krahasim me një ditë më parë.
159 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit teksa të shëruarit janë sërish në shifra të larta 212.
Shkupi kryeson sot me 45 raste të reja, ndjekur nga Kumanova me 26, Prilepi me 12 dhe Shtipi me 10.
Viktimat në total nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut kanë shkuar në 590 të infektuarit mbi 14 mijë.
/e.rr











