• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Shifrat, emigrantët sollën 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit

A R by A R
June 11, 2019
in Ekonomi, Kryesoret
0
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.

Ky është niveli më i lartë i prurjeve të emigranteve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfa tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit.
Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.
Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.

Të dhëna të Eurostat tregojnë se rritja e remitancave periudhë përkon me një rigjallërim të kërkesa për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët. Në 2013-n kishte rreth 11 mijë kërkesa, për të kulmuar në 2016-n, me 69 mijë kërkesa, për të rënë gradualisht në vititi e mëpasshme, por që gjithsesi kërkesat për azil vijojnë të mbeten të larta, në rreth 19 mijë në 2018-n.

Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.

Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi /Monitor

Previous Post

Neritan Ceka shpërthen me mallkime: Ju vraftë Zoti nëse shkoni të votoni, u qërrofshit!

Next Post

Bill Clinton viziton sot Kosovën, ja axhenda e ish-presidentit amerikan

Next Post
Bill Clinton viziton sot Kosovën, ja axhenda e ish-presidentit amerikan

Bill Clinton viziton sot Kosovën, ja axhenda e ish-presidentit amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi