Shifrat e pretendimeve/ A është Shqipëria me çmimin më të lartë të karburanteve në Rajon?

Pas krizës energjitike dhe rritjes së çmimit të karburanteve që ka përfshirë të gjithë botën, informacione të shumta po iu serviren qytetarëve, disa prej tyre të vërteta e disa jo. Një lajm i pasaktë ka qarkulluar edhe në mediat e vendit ditëve të fundit ku thuhet se Shqipëria renditet e para në rajon për çmimin e lartë të karburanteve, benzinë, gaz dhe naftë. Por duke parë shifrat e çmimeve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjës e vërteta është krejt ndryshe pasi në asnjë prej kategorive të karburanteve, Shqipëria nuk e ka çmimin më të lartë.

Lista e çmimeve të karburanteve për të gjitha vendet e Rajonit: 

BENZINË

1.23 cent- Kosovë
1.41 cent -Shqipëri
1.43 – Mali i zi
1.17 – Bosnjë
1.17 – Maqedoni e Veriut
1.37 – Serbi

NAFTË: 

1 euro e 18 centë – Kosovë
1 euro e 39 centë – Shqiperi
1 euro e 40 – Serbi
1 e 30 – Mali i zi
1 euro e 14- Bosnjë
1 e 13 – Maqedoni e Veriut

GAZI:

51 cent – Kosovë
67 cent – Shqiperi
80 cent- Serbi
67 cent – Mali i Zi
69 Cent – Bosnjë
67 cent – Maqedoni e Veriut

Nga ana tjetë duhet të përmendim  faktin që, ndryshe nga disa vende të rajonit, Shqipëria ka në çmimin e naftës të përfshirë edhe taksën e qarkullimit të cilën disa nga shtetet e rajonit  e kanë veçmas. Pra thënë këtë, çmimi i naftës në Shqipëri nuk është më i larti në rajon sepse po t’i heqim taksën e qarkullimit që vendet  e tjera e kanë veç pasi po t’i shtosh çmimit të këtyre vendeve taksën e qarkullimit shkon më lart se në vendin tonë. Lexo.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com