• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shifrat e INSTAT: Ulja e çmimit të prodhimeve bujqësore, zbriti inflacionin

by Java News
08/04/2019 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e prodhimit bujqësor vendas, solli rënie të çmimeve në tregjet e vendit dhe ndikoi që inflacioni në muajin mars 2019, të zbresë në nivelin 1,1%.

INSTAT bëri të ditur se, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në mars 2019, krahasuar me shkurt 2019, është ulur me 0,3%.

Sipas institutit të statistikave, rritja vjetore e çmimeve në muajin mars u ndikua kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,72%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,21%, ndërsa grupi “Hotele, kafene dhe restorante” dha një kontribut pozitiv me 0,04%.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me 0,03% secili dhe grupet “Shërbimi arsimor” dhe “Transporti” kanë kontribuar me 0,02%.

Krahasuar me muajin mars 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0% secili, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” me 0,5 % secili, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,4%. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 15,7%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 2,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,1%, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “fruta” u ulën me 7,8%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 0,7%, “bukë dhe drithëra” me 0,6 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shkurt 2019, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Transport” u rriten me 0,5 %, pasuar nga grupet “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, me 0,1 %, etj.

/a.rada

Next Post

Një përgjigje për Elez Biberajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In