Niveli i papunësisë u ul për të dytin tremujor radhazi në 3-mujorin e dytë të vitit 2018, duke vendosur një rekord të ri në ulje.
Statistikat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se, papunësia u ul në 12.4%, nga 12.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.5 pikë përqindjeje.
Trendi pozitiv i rënies së shifrave të papunësisë i adresohet edhe rritjes ekonomike të vendit, e cila po rrit kapacitetet për shfrytëzimin e potenciale në sektorët e kryesorë të ekonomisë së vendit.
a.ç