• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shifrat e frikshme të njeriut që ndryshoi “El Clasico”, Messi ka shënuar më shumë gola në portën e “Los Blancos”

by Java News
18/12/2019 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leo Messi rikthehet të përballet me Real Madridin pas një periudhe pa shënuar gol ndaj të bardhëve, një rrethanë që nuk do të ishte e çuditshme për asnjë lojtar, por për argjentinasin është shumë befasuese. Askush nuk ka shënuar më shumë gola në portën e “Los Blancos”, që nga themelimi i tyre si klub, se Leo Messi. Gjashtë hetë fituesi i “Topit të Artë” është golashënuesi më i mirë i “El Clasico”, përpara lojtarëve legjendarë si Gento apo Alfredo Di Stéfano. Messi ka shënuar 26 gola në 41 ndeshje, në të cilat është përballur me Real Madridin. Ai është edhe golashënuesi më i mirë i këtyre ndeshjeve, qoftë në “Camp Nou”, qoftë në “Bernabéu”. “Rrjetat” e tij ndaj galaktikëve filluan në sezonin 2006-2007, me një “hat-trick”, kur ishte vetëm 19 vjeç, gjë që e bën atë edhe lojtarin më të ri, që ka shënuar në një përballje të tillë të jashtëzakonshme.

Prej atëherë ka pasur sezone shumë të rralla, në të cilat Messi nuk e ka “shpuar” portën e bardhë. Vetëm në pesë sezone, argjentinasi nuk ka arritur t’i shënojë gol Real Madridit. Një nga sezonet, në të cilat Messi nuk mundi t’i ndëshkojë kryeqytetasit ishte ai i kaluar, megjithëse të dyja skuadrat u parballën katër herë: dy ndeshje të La Liga-s dhe dy gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Barça fitoi tri nga ato katër ndeshje dhe barazoi një tjetër, duke shënuar 10 gola kundër të bardhëve dhe pësuar 2 të tillë. Asnjëri nga ato gola në favor të Barçës nuk erdhi nga “10” e Argjentinës. Suarez shënoi 5 gola, ndërsa po kaq të tjerë u shpërndanë në këmbët e Coutinho, Vidal, Malcom, Rakitic dhe Varane (në portën e vet).

Messi nuk mundi të luante në ndeshjen e parë të La Liga-s (5-1) të sezonit të kaluar, sepse ishte me krahun e dëmtuar. Në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit qëndroi në pankinë. Gjysmëfinalen e kthimit luajti me kohë të plotë, ashtu si dhe ndeshjen e kampionatit në Madrid, në të cilën nuk shënoi. Në duelin e La Liga-s, që përfundoi me rezultatin 0-2, në favor të katalanasve, Messi i dha mundësinë e një penallti Suarezit, që mundi Keylor Navas me një “Panenka”. Prandaj, ylli argjentinas mbërrin në “El Clasico” e sotme me dëshirën për t’u rikthyer si legjendë ndaj skuadrës së Zidane. Një vit në futboll, pa i shënuar Real Madridit, mund të duket normale për çdo lojtar, por për Messin është thuajse një “amshim”.

Ndikimi i argjentinasit – Prania e Messit në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit shkon përtej golave të tij direktë. Ndikimi i Messit në lojë është vendimtar. Tashmë kemi sqaruar se ai është lojtari me më shumë gola në historinë e këtyre ndeshjeve, por është gjithashtu futbollisti që ka dhënë më shumë asiste gjatë historisë së kësaj përballjeje. Messi ka marrë pjesë aktive, mes shënimit dhe asisteve, në 39 gola. Shifër e jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se ka luajtur 41 ndeshje ndaj Real Madridit. Mesatare e frikshme, falë 26 golave të shënuar direkt dhe 13 asisteve, të kthyer në gola nga shokët e tij të skuadrës.

Rekordet e argjentinasit nuk mbarojnë këtu. Së fundi fitoi të gjashtin “Top të Artë”, duke parakaluar rivalin e tij të madh, CR7, ish-yll i Real Madridit. Messi është lojtari jospanjoll, që ka luajtur në këtë ndeshje më shumë herë (41), që ka luajtur më shumë radhazi (35) dhe që ka fituar më tepër radhazi ndaj Real Madridit (14), duke e ndarë këtë “markën” e fundit me Busquets. Ai, gjithashtu, ndan me Lazcano dhe Puskas nderin për të qenë lojtari me më shumë “tripleta” në “El Clasico”. Të parën e realizoi 13 vite më parë, të fundit 5 vite të shkuara.

Lufta për “Pichichi” – Një nga stimujt shtesë për Messi në klasiken e kësaj të mërkure është “Këpuca e Artë” e La Liga-s, për këtë sezon. Argjentinasi është në garë të drejtpërdrejtë mes Benzema. Të dy kanë shënuar nga 12 gola për momentin. Benzema ka pasur finalizim të lavdërueshëm gjatë gjithë sezonit, ndërsa Messi, që e mbylli javën e 7-të të kampionatit pa asnjë gol, ka shpërthyer në 9 ndeshjet në vijim. Pikërisht në këtë “segment” të kampionatit, kapiteni i Barcelonës ka shënuar 12 gola./ telesport

g.kosovari

Next Post
15-vjetori i çmimeve “Kult”, cilët janë fituesit e këtij viti

15-vjetori i çmimeve "Kult", cilët janë fituesit e këtij viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

Kujtimet e Migjen Bashës; ish mesfushori rrëfen rrugëtimin me Kombëtaren Shqiptare

January 31, 2026
Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

“Pse si fton në protestë?”, Berisha ‘shpërthen’ ndaj Topit dhe Bashës: Fatkeqësi e kombit, pseudointelektualë! PD e donin për pasuri e prona!

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In