Eurostat ka publikuar të dhënat për numrin e azilkërkuesve të mitur për vitin 2015.
Sipas të dhënave rezulton se 480 fëmijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian.
Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se të gjtihë minornët kanë qenë të pashoqëruar nga prindërit. Ky fenomen është ngritur disa herë si shqetësim nga autoritetet evropiane por edhe shqiptare.
Policia e Shtetit në disa raste ka proceduar prindër që kanë lënë të vetëm fmëijët me qëllim fitimin e azilit.
Në vitin 2015, gjithsej kërkuan azil nga e gjithë bota 90 mijë minorenë./a.m.