• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shifrat, 37 mijë turistë vendas e të huaj vizituan Sazanin dhe Karaburunin

by Java News
21/09/2019 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sazani dhe Karaburuni ishte destinacioni i 37 mijë turistëve vendas e të huaj nga muaji maj deri në fund të gushtit, të cilët kanë kanë udhëtuar nga porti i Vlorës me anijet turistike.

 

Porti i Vlorës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje të fluksit të turistëve si nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të turistëve të huaj, të cilët kanë udhëtuar me 13 anije turistike drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburunit”.

 

Sipas portit, turistët e huaj vinin nga vende të ndryshme të botës si Holanda, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Polonia, Italia, Amerika, Hungaria, etj.

Edhe gjatë ditës së sotme pavarësisht motit jo të qëndrueshëm turistët kanë frekuentuar anijet turistike me destinacion Karaburun Sazan.

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.

Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore. (Lexo.al)

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Tahiri, e megjithatë një kurban i nevojshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

“Do bashkëpunoja me Braçen!”/ I shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt, Këlliçi: Bashkë kundër Ramës!

December 9, 2025
“Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

“Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin

December 9, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

December 9, 2025
Trump i sulmoi ashpër liderët dhe i konsideroi ‘të dobët’/ Reagon BE: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë. Kremlini në mbrotje të…

Trump i sulmoi ashpër liderët dhe i konsideroi ‘të dobët’/ Reagon BE: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë. Kremlini në mbrotje të…

December 9, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

“Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze

December 9, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës në takimin ‘sqarues’. Viktima dhe autori s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë…(Detajet)

Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës në takimin ‘sqarues’. Viktima dhe autori s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë…(Detajet)

December 9, 2025
Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

December 9, 2025
“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

December 9, 2025
UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

December 9, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In