• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shifrat / 3200 fëmijë kërkojnë azil në Britani, 400 prej tyre nga Ballkani

by A R
13/05/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkrimin me titull: “Harrojeni Sirinë dhe Irakun,  një ndër tetë fëmijë refugjatë të pashoqëruar që mbërrijnë në Britani janë nga Shqipëria, edhe pse vendi nuk është në gjendje lufte”, tabloidi britanik “Daily Mail”, thekson se 13 për qind e fëmijëve që kanë kërkuar azil nga numri total i atyre që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtar vijnë nga Shqipëria.

Vitin e kaluar nga afro 3200 kërkesa për azil nga fëmijët e pashoqëruar nga gjithë bota që kërkojnë azil në Britani, afërsisht 9 fëmijë në ditë, rreth 400 kërkesa janë nga fëmijët dhe minorenët e ardhur nga vendi ballkanik.

Në bazë të ligjeve britanike fëmijët minoren, nëse kërkojnë azil në Britani, përkujdesen nga shteti për strehim dhe arsimim deri sa mbushin në moshën madhore e nëse kërkesa e tyre për azil rezulton e pabazuar rikthehen në Shqipëri pasi mbushin 18 vjeç.

Gjatë fushatës elektorale në Britani, zyrtarët e qeverisë janë vënë nën presion se nuk kanë bërë sa duhet për të pranuar mijëra fëmijët të pashoqëruar nga familjar e që janë shpërndarë në mbarë Europën.

Megjithatë, kritikët theksojnë se këto shifra të fundit , kanë rritur shqetësimin se po abuzohet me sistemin e azilit. Gazeta citon David Davis, ministrin britanik të Brex-it, të ketë thënë se: “Shqipëria  nuk është një vend që ndodhë në gjendje lufte dhe nuk është e qartë se përse njerëzit nga ai vend kanë nevojë për azil”.

Arsyet  se përse njerëzit  mund të largohen nga Shqipëria përfshijnë përndjekjen e mundshme për shkak të etnisë, orientimit seksual dhe fesë, shkruan “Daily Mail” e Londrës.

Tabloidi britanik nënvizon se gjatë kësaj jave u mësua se në një seancë dëgjimore në Gjykatën britanike të Apelit  se qindra azilkërkrues gay, viktima të trafikimit  dhe të dhunës në familje, mund të jenë deportur gabimisht në Shqipëri, pasi gjykatat dhe Ministria e Emigracionit, i kanë mbështetur vendimit në informacione të pabazuara dhe të sakta për situatën në Shqipëri.  Sipas shifrave të Eurostat-it,  32 mijë kërkesa për azil janë bërë gjatë vitit të kaluar në vendet e BE-së nga shqiptarët, prej të cilave 1700 në Britani. /tch/b.d

Next Post
Është serioze! Berisha shpall “Ujkun e Cërrikut” si foton e vitit (GALERI)

Është serioze! Berisha shpall "Ujkun e Cërrikut" si foton e vitit (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

March 17, 2026
Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

Momenti kur Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë iranianë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In