761 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe.
Shifrat duket se nuk po regjistrojnë rënie, ndërkohë që me të dhënat e ditës së sotme, totali i viktimave ka mbërritur në 12,868.
Anglia mbetet më e goditura me 651 vdekje të regjistruara ditën e sotme. Viktimat e tjera u regjistruan në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut.
Ndërkohë me 4,603 rastet e reja të orëve të fundit, totali i të infektuarve ka arritur në 98,476. Pas shteteve të Europës (Italia, Spanja, Franca) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thënë se Britania e Madhe do të jetë epiqendra e re e koronavirusit.
Sëmundja shpërtheu për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan, Kinë.
/a.r