10 persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit Covid-19. Ndërsa janë shënuar 111 raste të reja të personave të infektuar.
Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.
/a.r