Skeleti i një dinozauri 8,7 metra i gjatë që mendohet se i përket llojit “ferocious carnivore” u shit sot për dy milionë euro nga një shitës francez në një ankand të zhvilluar në Kullën Eiffel.
Shtëpia e ankandit “Aguttes” e vlerësonte këtë skelet mes 1,2 dhe 1,8 milionë euro, që u shfaq në një ekran në katin e parë të kullës.
“Blerësi që qëndroi anonim synon që këtë skelet ta shfaqi në një muze”, njoftoi “Aguttes”, raporton ata.
Ai u zbulua në “Morrison Formation”, një zonë gjeologjike e pasur me fosile dinozaurësh në shtetin Uajoming në SHBA, në vitet 2013-2015. Skeleti mendohet të jetë rreth 157 milionë vite i vjetër, afër fundit të periudhës “Jurassic” shkruan BW.