Gjermania ka pritur 1,1 milionë azilkërkues në vitin 2015, njoftoi sot Zyra Federale e migracionit dhe refugjatëve (BAMF) në një komunikatë.
“Për vitin 2015, në nivel federal, rreth 1,1 milionë azilkërkues u regjistruan”, theksoi zyra duke iu referuar këtij viti rekord gjatë të cilit rreth pesë herë më shumë kërkesa u regjistruan në raport me vitin 2014.