Aktori Shia LaBeouf ka ndryshuar pamjen për rolin e babait të tij në filmin biografik “Honey Boy”. 31-vjeçari është bërë kopje e babait Jeffrey, të cilin do ta portretizojë në filmin, skenarin e të cilit e ka realizuar vetë ai.
Në këtë film LaBeouf do të përshkruajë jetën e tij si një aktor i ri dhe marrëdhënien me babanë e tij Jeffrey.
Honey Boy nofkë që Jeffrey e përdorte për Shian – flet për dhjetë vjetët e jetës së babait me djalin e tij, përgatiti Koha. (b.an)











