Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore.
Më të dukshme vranësirat dhe reshjet do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
a.ç