• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shi apo diell? Moti në fundjavë vjen me surpriza

by A R
16/07/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti në fundjavë, sipas parashikimeve nga Meteoalb, pritet të sjellë ndryshime të dukshme.

Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu, Hakil Osmani, tha se fundjava në territorin shqiptar do të sjellë ulje temperaturash dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore, veriore dhe lindore.

Edhe fillimi i javës do të paraqitet i luhatur, me vranësira të shpeshta, por e gjitha pritet të ndryshojë gjatë mesjavës, ku do të kemi përsëri rritje temperaturash.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë në territorin shqiptar sjell prani të vranësirave dhe shiut dhe të shtunën vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë më të fokusuara në zonat malore veriore, lindore dhe shumë më pak juglindja. Territori shqiptar do të ketë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të izoluara të shiut, ndërsa dita e diel është ajo që do të sjellë dhe prezencë më të dukshme të reshjeve të shiut në një pjesë të  mirë të territorit shqiptar. Por jo vetëm prezencë të reshjeve të shiut, nuk përjashtohet mundësia e stuhive afatshkurtra lokale të breshrit, por kjo vjen dhe si pasojë e rënies së ndjeshme të vlerave termike të 41 gradë Celsius që kemi përjetuar në këtë mesjavë. Pritet që fundjava të sjellë vlera deri në 34 gradë Celsius, vlera maksimale në territorin shqiptar.

Leftion Peristeri: Ndërkaq si do të jetë për pjesën tjetër të trevave shqiptare, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut?

Hakil Osmani: Si Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj jave pritet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për rebeshe shiu. Duke qenë se në këto kushte do të kemi  një rënie të ndjeshme të vlerave termike, pritet që stuhitë lokale të breshërit të jenë prezente edhe në këto 2 shtete. Pritet që maksimumet në Kosovë të luhaten me 28 grandë Celsius në qytetet, si Gjilani apo Gjakova, ndërsa maksimumet në Maqedoninë e Veriut pritet të zbresin edhe në 32 gradë Celsius. Pra kështu në këtë fundjavë, pritet që, jo vetëm territori shqiptar, por edhe vendet e rajonit të jenë nën prezencën e vranësirave me të shpeshta dhe të reshjeve të shiut, po ashtu dhe një freskim të motit duke bërë që vlerat maksimale të jenë shumë afër vlerave tipike, sa i përket muajit Korrik.

Leftion Peristeri: Sa do të zgjasë kjo periudhë që do të letë vranësira dhe shira të izoluar? Do të jetë disa ditë, vetëm gjatë fundjavës, apo edhe java tjetër mund të ketë të njëjtat kushte?

Hakil Osmani: Në fakt pritet që edhe fillimi i javës të ketë prezencë të vranësirave dhe reshje shiut do të jenë më të pakta, por që do të jenë prezente gjatë orëve të mesditës dhe të pasdites, por me ardhjen e mesjavës pritet të kemi një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke iu rikthyer kështu mbizotërimit të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të mbeten kryesisht prezente në shtrirjen lindore. Pra, pritet që vetëm fillimi i javës të ketë prezencë të dukshme të reshjeve të shiut.

/a.r

Next Post
“Sa lekë ke marrë, qen bir qeni”/ Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë

"Sa lekë ke marrë, qen bir qeni"/ Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In