Një shqiptar dhe një ekuadoriane janë vënë në pranga të policisë italiane për akuzën e shfrytëzimit për prostitucion.
Të dy në bashkëpunim kishin joshur një vajzë nga Peruja për një punë në Milano, por pas mbërritjes në Itali, vajza identiteti i së cilës nuk bëhet me dije u detyrua të prostituojë për llogari të tyre.
Shqiptari i moshës 31-vjeçare është lënë në burg dhe për ekuadorianen drejtësia ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vajza e shfrytëzuar më në fund ka fituar lirinë.
a,cupaj