• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfrytëzimi i fëmijëve për të lypur, një problematikë që “shoqëron” ende rrugët e kryeqytetit

by Java News
15/11/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht aksioneve të ndërrmarra nga Qeveria dhe Bashkitë për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e rrugës, ky fenonomen mbetet ende shqetësuar. Por kaq problematike është numri i të miturve që shfrytëzohen për punë, ku në vitin 2016, 190 fëmijë janë gjetur duke punuar në ndërrmarrje prodhuese, ato tregtare dhe call center.

Esmeralda është një ndër qindra fëmijë në  Tiranë që gjendet në situatë rruge. Punon për të fituar të ardhura, sipas saj për të ndihmuar familjen e madhe me 12 anëtarë.

Ajo i përket komunitetit rom, është 12 vjeç dhe thotë se është regjistuar për herë të parë në shkollë.

Por realisht në vend që të ulej në bankat e shkollës, gjendet duke lypur në Rrugën e Elbasanit, një ndër akset më me fluks kalimtarësh dhe automjetesh.

Gazetarja: Pse nuk ke hyrë më herët në shkollë?

Esmeralda: Isha jashtë shtetit.

Gazetarja: Po tani pse je këtu në Rrugën e Elbasanit?

Esmeralda: Dalim për punë.

Gazetarja: Çfarë bën?

Esmeralda: Lyp.

Gazetarja: Sa fiton në ditë?

Esmeralda: 2-3 mijë lekë. Lyp për bukë, babai është me një këmbë.

Kanë qenë përpjekje të shumta të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale për të mos lejuar të miturit të jenë në situatë rruge, apo shfrytëzohen për punë.

Të dhënat e Inspektoriatit të Punës tregojnë se në 2016 janë identifikuar 190 të mitur të punësuar nga 50 subjekte si ndërrmarrje prodhuese, në ato tregtare dhe call center.

Ministri Klosi beson se me ligjin e ri të mbrojtjes së fëmijëve ka masa më të forta për prindërit,  deri në heqjen e të drejtës së prindërimit në rast se shfrytëzojnë fëmijët për punë, ose ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

Klosi: Rrugën e dhunës apo policezke në zgjidhjen e këtyre problemeve. Por padyshim që ka një moment që duhet të ndalemi edhe tek veprimet të cilat dënojnë ata prindër që nuk pranojnë ofertat e punësimit dhe e quajnë fëmijën në situatë rruge si zgjidhjen e problemeve të tyre ekonomike.

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt, tha se varfëria nuk është justifikim që të miturit të punojnë duke mbështetur iniciativat në mbrojtje të tyre.

Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shprehu shqetësimin se në vendin fqinj janë identifikuar 1400 të mitur shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit.

Ndërsa zv/Ministria e Arsimit, Nora Malaj, tha se 234 fëmijë janë regjistruar në shkolla./oranews/a.k

Next Post
Rreziqet e buxhetit të vitit të ardhshëm

Rreziqet e buxhetit të vitit të ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In