• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

by S T
03/02/2025 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të hënën me 99.32 lekë.

Kursi i euros ka rënë me afërsisht 0.5 lekë krahasuar me ditën e premte dhe me 0.7 lekë krahasuar me të enjten e kaluar, kur pati prekur nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit.

Rënia e shpejtë tregon qartë se rritja e javës së kaluar ishte kalimtare dhe lidhura me operacione të veçanta dhe të përqendruara të blerjes nga subjekte të veçanta.

Kërcime të ngjashme të kursit të euros kanë ndodhur disa herë në vitet e fundit, në rrethana të ngjashme. Në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.

Për shkak të përmasave të vogla, zakonisht tregu valutor shqiptar rezulton i ndjeshëm ndaj operacioneve të shitblerjes në shuma të mëdha të valutës.

Megjithatë, zakonisht këto luhatje amortizohen shpejt nga tregu dhe kursi i këmbimit u kthehet shpejt ekuilibrave të mëparshëm. Siç kishte paralajmëruar “Monitor” javën e kaluar, një trajektore e tillë u regjistrua edhe në rastin e fundit.

Kursi i këmbimit në vitet e fundit është karakterizuar nga një forcim i ndjeshëm i lekut ndaj euros. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar euro u këmbye mesatarisht me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.

Megjithëse norma e rënies së kursit është ngadalësuar krahasuar me vitin 2023, sërish rënia e kursit mesatar euro-lek në vitin 2024 ishte rënia e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Vazhdimi i rënies së kursit të këmbimit të euros edhe gjatë vitit 2024, ndoshta në një shkallë më të madhe se parashikimet, duke se i detyrohet vijimësisë së flukseve të larta hyrëse valutore jashtë.

Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse ka ardhur nga rritja e eksportit të shërbimeve dhe sidomos turizmit, rritja e investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, por në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte vlerën rekord të pothuajse 72 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kursi mesatar i këmbimit të euros ka ardhur vazhdimisht në rënie pas vitit 2013, duke përjashtuar vitin e pandemisë, 2020, vit në të cilin shumica e treguesve ekonomikë pësuan shmangie të konsiderueshme, për shkak të ndikimit të masave kufizuese.

Next Post
Ngjela: Argita ta shpallë Rithemelimin parti të re politike. Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë me turma njerëzish

"Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash", Ngjela: Berisha, skllav i pushtetit! Opozita është e dehur nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

January 2, 2026
Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

January 2, 2026
Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

January 2, 2026
Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

January 2, 2026
Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

Vajza e Kim Jong-un viziton mausoleumin shtetëror, a do jetë pasardhëse e babait?

January 2, 2026
Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

Përmbyset autobusi në rrugën e Kombit, disa të plagosur

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com