• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shfaqja te bunkeri si teatër eksperimental

by Java News
22/09/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfaqja te bunkeri si teatër eksperimental

Artan Fuga

Po ndjekim nga televizionet në transmetime live ose në kronika televizive lajmesh, si edhe nga you tube, ngjarjet ku grupe të pakënaqurish me bunkerin që po ngrihet aty midis ministrisë të brendshme dhe teatrit ekpserimental, shtyhen me disa rreshta punonjësish policie të skalionuar si në kushte rreziku eminent për shtetin.

Shteti e ka gjetur estetikën ta shprehi te një imitim bunkeri të kohës të degjenerimit më total të diktaturës, aty nga fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80, kurse të pakënaqurit kanë gjetur të dalin në shesh, madje edhe me pjesëmarrjen e deputetëve të ndryshëm dhe figurave aktive të opozitës, kundër këtij bunkeri.

Në fakt për çdo gjë mund të debatohet, mund të protestohet, mund të demaskohet në një shoqëri të vërtetë demokratike, ashtu sikurse vendi ynë nuk është.

Nga kjo pikëpamje, ne të tjerët nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse të shohim se çfarë po ndodh me bunkerin te teatri eksperimental, ose teatrin eksperimental me bunkerin.

Problemi fillimisht është estetik, urbanizues dhe ka të bëjë me menaxhimin e pamjeve vizive, edhe të artit pamor tredimensional, të identitetit të qyteteteve tona.

Kush është autori i atij bunkeri?

Me kërkesën e kujt është ngritur ai?

Kush e ka aprovuar atë maket në atë konfigurim urban?

A është aprovuar nga bashkia e Tiranës apo nga instancat e rregullimit të territorit?

Cfarë mendon ministria e kulturës për të?

Shoqatat antibunker dhe opozita na detyrohet ne qytetarëve betejën për sqarimin e këtyre çështjeve sepse po bëhet rregull tashmë që planet rregulluese të qendrave të qyteteve po na transmetojnë një shije subjektive gati individuale që nis që me kullën e famshme për keq në Korçë (Peçi që shkon të blejë mollçinka), me kryqet për “të varur të krishterë” në Durrës, topa të verdhë në pedonalet e Fierit, na tani, edhe një bunker shëmtirë në mes të Tiranës…

A ka vendime këshillash bashkiake për bunkerin e të tjera?

Cfarë kanë bërë e bëjnë këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak?

Përse opozita nuk bën presion mbi kryetarin e bashkisë të Tiranës që ai të shprehet?

Po instancat rregullatore të ministrisë të kulturës cfarë thonë?

Përse nuk inspirohen deputetë opozitarë, politikanë, gazetarë për të kërkuar shpjegime institucionalisht?

Duket sikur politika te ne përdor një alfabet të vetëm, ka një kod me dy pozicione, ose prezantimin në ekranin televiziv ose shtyrjen në rrugë. Por, midis këtyre dy kodeve ka qindra nuanca veprimesh të mundshme.

Duke sikur me bunkerin po bëhet një teatër eksperimental.

Pushteti do të testojë forcën e tij për të imponuar një simbol krejt subjektiv dhe problematik mu në mes të qytetit, si shenjë e një vullneti krejt të lirë dhe të pakushtëzuar nga asgjë tjetër veç nga fluksi i përjetimeve të vendim-marrësve, test që bëhet vazhdimisht dhe mat temperaturën politike të qytetit – në nivele frigorriferike dhe nën zero -; kurse opozita, në vend të protestave të premtuara të vjeshtës, eksperimenton sesa gjuha simbolike di të mobilizojë turmat në shesh, ndërkohë që gjuha politike që përdor nuk po i mbledh si duket njeri në sheshe.

Cfarë lidhje ka dalja e dy a tre deputetëve opozitarë për të bërë vrojtuesin dhe spektaktorit të teatrit eksperimental me bunkerin, ndërkohë që ende nuk shfrytëzohen të gjitha hapësirat institucionale për të kritikuar e ndalur këtë politikë vendim-marrje urbane pa asnjë procedurë juridike demokratike?

Teatër eksperiment me bunkerin, por një teatër absurd.

Bunkeri si gjendje neurotike e qytetit, kur mijra probleme gëlojnë dhe anashkalohen, gjendet një qendër neurotike e kaluar, dhe përjetimet aktuale përqendrohen në nyjen traumatike postamnezike të një simbol turbullues.

Se në fakt cfarë është bunkeri ?

Bunkeri edhe atëhere në vetvete kishte forcën e një testi që diktatura bënte me popullin e vendit të vet, ishte projektim simbolik i izolimit, i mobilizimit të energjive te një projekt krejt bosh ndërkohë që asnjë pushtet nuk mund të jetojë me një hapësirë propagandistike bosh.

Bunkeri transformoi shoqërinë e atëhershme në një shoqëri të frikës, të centralizimit, të dominimit të vullnetit personal, të detyrimit me dhunë të popullit dhe rinisë për të punuar kot, te krijimi i një skenografie ku individi duhet të kujtojë se jeton në kohë lufte dhe duhet të ketë nivel minimal kërkesash.

Sa për vepër ushtarake, sikurse trajtohet, bunkeri nuk ishte fare i tillë.

Një lodër qesharake, një fortifikim si ato që bien si kashta, të drejtuara kundër askujt, sepse edhe vetë koka politike e rregjimit e dinte se me atë politikë izolimi që e linte detin Adriatik dhe Jon të lirë, askush nuk kishte interes ta sulmonte. Aq më pak mund të mbrohej me ata bunkerë qesharakë në kushtet e teknologjive ushtarake të kohës.

Ushtarakët e kohës, të kufizuar nga shumë gardhe mendorë e ideologjikë, diskutonin nëse ishin ose jo bunkerët të aftë për mbrojtje, shkonin në satër ata që kishin bindje të kundërta, ndërkohë që koka politike e regjimit e dinte fare mirë se bunkeri nuk ishte aspak kryesisht një fortifikatë ushtarake, por propagandistike.

Keqkuptimi ishte thelbësor, në kufijtë e një tragjikomedie.

Prandaj edhe shumicën e tyre e mbuloi bari, u kthyen në vrima strehimi për çifte për marrëdhënie libidinale para ose jashtëmartesore, në vende urinimi e jashtëqitjeje qysh nga mesi i viteve ’80, objekt i barcaletave më shpërthyese në mjediset rinore.

Mbi këtë bazë do të mendoja që më parë sesa të eksperimentohet politikisht si teatër e komedi me bunkerin, ndërkohë që teatri politik sikurse teatri kombëtar i dramës, ndër të tjera, është në vështirësi krijuar nga aktrime pa spektatorë, ka vend të bëhen debate midis krijuesve dhe urbanistëve për përqasjen estetike ndaj së kaluarës, kurse vetë politika të mos tentojë më eksperimente dhe të na humbi kohën, apo të na harxhojë vëmendjen, në furtuna në një gotë me ujë, as me ngritje bunkerësh dhe as me prishje bunkerësh, sepse ajo është çështja e fundit reale që na shqetëson ne qytetarëve.

Në mënyrë që teatri eksperimental interaktiv me bunkerin të mos kthehet në komedi…

*Marrë nga faqja e Artan Fugës në Facebook

Next Post

"Dita pa makina", Veliaj: Tradita do vijojë edhe ditën e çlirimit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In