• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shfaqet një tjetër virus/ Bota ‘e kërcënuar’, fëmijët më të rrezikuarit nga sëmundja që prek mëlçinë

by
23/04/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër virus po kthehet në një kërcënim për botën në kohën kur akoma nuk është zhdukur pandemia e Covid 19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas, një virus që prek mëlçinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se rastet e para janë raportuar zyrtarisht në SHBA, ku të dhënat tregonin se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i koronavirusit.

Ndërkohë, raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë.

Rritjen e pazakontë të rasteve me hepatit akut te fëmijët  , kryesisht nga 2 deri në 5 vjeç, ka raportuar profesori i Pulmologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis . Eksperti grek është shprehur se ka spekulime të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh aktualisht në botë me përhapjen e këtijvirusi, por është e rëndësishme që të priten rezultatet përfundimtare.

“Trembëdhjetë fëmijë në Skoci janë ekzaminuar tërësisht. Në tre prej tyre rezultoi se ishte koronavirus, pesë ishin negativë, dy duket se kishin vuajtur nga koronavirusi disa muaj më parë. Nga 11 që iu nënshtruan testeve speciale për adenovirus, pesë rezultuan pozitivë. Ndoshta, ky adenovirus që nuk shkaktoi hepatit në të kaluarën duket të jetë fajtori”, ka thënë ai.

Mjeku ndër të tjera duke u bazuar simptomave që shfaqin fëmijët, ai tha se janë të lodhur, mund të kenë temperaturë , verdhëz në sy dhe në lëkurë, urina me ngjyrë të ndezur dhe jashtëqitja me ngjyrë.

“Ata mund të kenë edhe simptoma gastrointestinale, si të vjella, diarre dhe dhimbje barku”.

Për moshat që preken, vuri në dukje se ato janë deri në 16 vjeç, por 80% -90% e rasteve janë nga 2 deri në 5 vjeç.

Ai u shfaq qetësues duke vënë në dukje se shumica e rasteve vetëinfektohen në shtëpi , pak prej tyre kanë përfunduar në spitale dhe 3-4 raste kanë pasur dëmtim aq të rëndë të mëlçisë saqë kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë.

/b.h

Next Post
brace

“Nuk di ç’të them më”/ Braçe publikon pamjet e dëmeve nga stuhia, apeli: Po ne kur do e bëjmë tonën?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In