• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shfajsimi i trainerit Egbo të Tiranës: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme…

by Java News
06/07/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas humbjes ndaj Kukësit, me rezultatin 0-2 për emisionin “Gol pas Gol”, ku u shpreh:

NDESHJA – Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë. Po të kishim shfrytëzuar në maksimum rastet do të kishim marrë rezultat tjetër. Është hera e parë që e kam parë ekipin në këtë ditë. Nuk e shpjegoj dot. Ndoshta ndikuan edhe faktorët e tjerë dhe ndeshja e Kupës. Energjitë negative që kanë ndodhur afër ekipit. E filluam ndeshjen mirë, krijuam rastet, por nuk i shfrytëzuam në maksimum. Duhet të ishte ndryshe rezultati po të kishim shënuar.

DERBI – Do të shikojmë çfarë do bëjmë për të rikthyer entuziazmin. Jemi në vendin e parë dhe jemi 6 pikë para. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të futemi me një psikologji tjetër në derbi. Shpresoj që të marrim pikët që na duhen në fund të kampionatit, për të dalë kampion.

MERITA – Që në momentin që e kam marrë ekipin, nuk e kam thënë asnjëherë që Tiranë është kampion. Duhet që ekipi të jetë gjithmonë në ekuilibër dhe me këmbë në tokë. Në fund do bëjmë llogaritë. Duhet ta çojmë deri në fund këtë mision. Kampion nuk del për 90 minuta. Kur bie bilbili atëherë fitohet ndeshja. Këtë gjë kam menduar ta fus në mentalitetin e çdo futbollisti. Duhen marrë ndeshjet një nga një.

GJËNDJA DHE ATMOSFERA DHE PARAQITJA ME BYLISIN – Nuk është se ka ndikuar shumë ndeshja me Ballshin. Në qoftë se do kishte ndikuar, nuk do kishim krijuar raste.

A BESONI SE ZOTI I NDËSHKON PADREJTËSITË – Zoti është ai që bën punën e vetë. E lemë atë të bëj punën e tij. Kam ndërgjegjen time personale pas ndeshjes me Ballshin. Unë e shikoj si ndeshje normale që mund të ndodhë. Nuk kemi bërë asgjë keq. Shumë flasin, por asnjë nuk e di çfarë ka ndodhur. Menduam për të pushuar disa lojtarë për ndeshjen me Kukësin, plus edhe vapa ndikoi. Lojtarët nuk po mbaronin dot 90 minuta. Jemi detyruar të zëvendësojmë Hasanin dhe Halilin.

ZGJEDHJET NË FORMACION – Në qoftë se do të kisha Dokën, nuk do të prishja qendrën e mbrojtjes. Do ishte situatë tjetër. Deri diku jam i kënaqur, por nga rezultati i ndeshjes nuk jam i kënaqur. Kërçiku ka ikur vetë. Klubi nuk ka larguar asnjë lojtar.

ZËVENDËSIMET ME VONESË – Pjesa para ka luajtur për shumë kohë dhe është e vështirë që ta ndryshosh skuadrën. E rëndësishme është që të shfrytëzojmë rastet që kemi krijuar. Në qoftë se nuk shënon do të pësosh. Mendoj që Kukësi deri diku e ka merituar fitoren, por po të kishim shënuar të parët, minimumi kjo ndeshje do kishte barazim.

KUKËSI 3 FITORE NDAJ TIRANËS – Ne kemi vlerësuar gjithmonë ndeshjet tona, nuk është e thënë që kanë fituar 3 herë me ne. Nuk do të thotë që Kukësi është më i mirë se Tirana. Ata mund t’i fitojnë të 3 ndeshjet po mund në fund ne dalim kampion”, u shpreh Egbo. Panorama. sport

Next Post
Ja si t’i reduktoni rrathët e zinj poshtë syve!

Ja si t’i reduktoni rrathët e zinj poshtë syve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In