Gazetarja Erjona Rusi po shijon disa ditë pushime në bregdetin e Gresië. Së fundmi, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon për shërbimet dhe çmimet në vendin fqinj, duke i krahasuar edhe me vendin tonë.
Rusi shkruan se një kapuçino dhe dy lëng portokalli i kanë kushtuar vetëm 17,50 euro, ndërsa uji dhe shezllongët kanë qenë falas, teksa vlerëson edhe shërbimin e mirë.
Ajo shton më tej se e kanë qirasur më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme, teksa sipas saj, të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.
“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.
E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Rusi.
Por ndryshe mendon gazetari Dritan Hila.
“Vlore….
Plazhi plot, makiato me e lire se ne çdo bar periferik te Tiranes.
Per fat, shqiptaret dhe italianet nuk lexojne portalet pocaqi qe financohen nga Mali i Zi dhe shoqerite qe çojne turiste ne Greqi dhe Turqi”, shkruan ai, ndërsa ka postuar foto nga plazhi në Vlorë dhe një faturë.
/e.d
Jane ballafaqur dy situata dhe jashte kontekstit te njera tjetres…
Të dy kanë thënë gjëra të vërteta. Por gjëja që do duhet të përmirësojmë urgjentisht në Shqipëri është shërbimi, mënyra se si sillemi, edukata qytetare, mirësjellja. Sa për çmimet, ajo që krenohet për Greqi, mos harrojë që ujin dhe çadrën e ka brenda atyre që ka pirë. Sepse max në Shqipëri do paguante 10 mijë lekë të vjetër një kapuçino max 2 mijë lekë, dhe dy lëngje portokalli max 4 mijë lekë secili. Sa për Hilën mund të them që në Orikum e ke kafen 80 lekë, edhe buzë detit.