Ministrja Elisa Spiropali ka postuar foto nga ajo që po ndodh në Kuvend, ku Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë bllokuar foltoren.
“Ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur, të tkurrur dhe çeta e atyre që shesin Shqipërinë për shtëpinë”, shkruan Spiropali.
Kujtojmë që deputetët e Berishes bllokuan foltoren pasi kundërshtonin kohën e diskutimit në lidhje me procesin e integrimit në seancë. Vetë Sali Berisha ka hyrë në Facebook, ku edhe ka folur nga Kuvendi me ndjekësit e tij.
/s.f