• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshi “Skënderbej” pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago 2017

by A R
14/09/2017 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Skënderbej” është përzgjedhur si një nga projektet më të mirë të cilët do të diskutohen në forumin më të madh të arkitektëve dhe të urbanistëve, sikurse është Bienalja e Çikagos. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka zbardhur detaje nga ky forum ku pritet të marrë pjesë edhe një grup ekspertësh nga Bashkia e Tiranës.

“Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër  që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Ne në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam i ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora””, theksoi Veliaj për Report TV.

 Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pavarësisht se ishte një vendim i guximshëm, u arrit që një nga nyjet më të ndotura të Tiranës të shndërrohej në hapësirën më të madhe pedonale të gjithë rajonit tonë. “Arkitektët do të flasin për anën teknike, unë do flas për pjesën e menaxhimit të qytetit, por edhe për vendimmarrjen politike. Ai është një vendim i guximshëm që u mor nga Edi Rama në atë kohë dhe nga unë më pas për ta çuar deri në fund projektin, se si të kthehet nyja më e ndotur e trafikut në pedonale. Kjo kudo në botë. T’i prishësh dikujt mënyrën tradicionale të të bërit të gjërave shkakton gjithmonë një reagim dhe besoj që kemi marrë një vendim të guximshëm për ta kthyer nyjën më të madhe të trafikut në hapësirë pedonale, që sot edhe me shtesat që ka projekti, e bën hapësirën pedonale më të madhe të rajonit tonë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

 Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë. Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh./a.m.

Next Post
Jolie: As nuk dua të më pëlqejnë të tjerët

Jolie: As nuk dua të më pëlqejnë të tjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In