• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshi “Skënderbej” përzgjidhet për finalen e Çmimit Evropian për Hapësirën Publike 2018

by A R
11/05/2018 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas suksesit në Bienalen e Arkitekturës në Çikago ku merrnin pjesë 140 arkitektë dhe urbanistë të zgjedhur  nga 20 vende të botës, sheshi “Skënderbej” është zgjedhur si një nga 25 projektet finaliste për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018.

 Lajmi që bën krenar çdo shqiptar për këtë kryevepër arkitekturore është dhënë nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në twitter.

 “Është e mrekullueshme të shohësh sheshin tonë “Skënderbej” të përzgjedhur si finalist për Çmimin Evropian për Hapësirën Publike 2018”, shkruan Veliaj në twitter.

 Juria ndërkombëtare e këtij konkursi njeh krijimin, rikuperimin dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe vlerëson gjendjen e tyre si një tregues i shëndetit demokratik të qyteteve.

 Një vit më parë sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve, u hap për publikun duke shfaqur një pamje krejtësisht të re. Sheshi “Skënderbej”, në mënyrë simbolike, për gurët me të cilët është ndërtuar dhe pemët me të cilat është gjelbëruar, përfaqëson të gjitha trojet shqipfolëse.

 Ai përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart.  Dikur një shesh me gropa dhe ku mbizotëronin automjetet, tashmë sheshi ofron 32 000 metra katrorë oaze e pyll urban me bimësi nga çdo krahinë ku jetojnë shqiptarë, të gjitha në funksion të qytetarëve, të aktiviteteve artistike, kulturore, panaireve, koncerteve apo thjesht shëtitjeve e xhirove në orët e pasdites, në freskinë e pemëve. Ato janë të mbjella në rreth 11 lulishte, ku janë mbjellë 2,220 pemë, 4,500 shkurre dhe 70,000 lule. Sheshi është i pajisur gjithashtu me rreth 100 shatërvanë të cilat përveç aspektit estetik do të shërbejnë edhe për freskinë gjatë periudhës së nxehtë. Ky shesh është në fakt një risi për vendin tonë edhe në aspektin ekologjik, duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Për të bërë të mundur këtë poshtë sheshit janë ndërtuar rreth 2100 m3 rezervuare për ujin. Tranformimi i këtij sheshi i ka dhënë qendrës së Tiranës një pamje dinjitoze duke u shndërruar atë në mënyrë simbolike në qendrën e të gjithë shqiptarëve dhe njëkohësisht në kartolinën më të bukur evropiane.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Komediani i “Le Lene”: Ç’dreq emri është Hysaj

"Hysaj shitet te PSG", gazetari italian e bën të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In