• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sheshet bosh dhe një kujtesë për  SPAK

by Artur Ajazi
26/11/2025 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse në opozitë, po rezulton se, ish-pushtetarët dhe deputetët e Partisë Demokratike, kanë vënë pasuri sheikësh. Miliona euro në blerje vilash, pallatesh, biznesesh, kontosh bankare, dhe allishverishesh të tjera. Jo për gjë, por ka kohë që çirren dhe nuk pushojnë, së akuzuari dhe ofenduari me libër shtepie, ministra dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, kanë vite që merren me pasurinë e tyre. Berisha dhe shpura e tij, pothuajse çdo ditë merren me pasuritë e çdo ministri, deputeti, kryetari bashkie, por harrojnë se, në parti dhe grupin e tyre parlamentar, kanë sheikë për nga pasuria.

Si ka mundësi që SPAK-u, heton dhe merret vetëm me ministrat dhe zyrtarët e lartë të qeverisë (dhe mire bën nqs kanë abuzuar)  dhe nuk ka kohë të merret me milionerët e PD ? A duhet ti hetojë SPAK-u milionerët e opozitës, ata që sa kishin poste në qeverinë e Berishës, në drejtësi, apo gjetkë, mbushën thasët me euro dhe para taksapaguesish shqiptarë ? Natyrisht që po. Kjo pasi është e padrejtë që, një ish-prokuror apo ish-gjyqtar, ish-minister i PD, që deri dje mbante poste të larta u pasurua, dhe që sot për ti mbrojtur milionat ka marrë mandatin e deputetit.

Eshtë e padrejtë, që një milioner i PD (parti opozitare) del dhe akuzon qeveritarët e sotëm, apo ndonjë deputet socialist për “korrupsion dhe pastrim parash”, kur vetë ka kryer abuzime, shkelje ligjore dhe vepra të tjera korruptive. A mundet që shqiptarët të pajtohen me situatën ku ndodhet sot politika e krahur opozitarist ?  Padyshim që jo. Dhe këtë e tregon mrekullisht braktisja që vetë ata, demokratët po i bëjnë medemek “protestave dhe foltoreve” të Berishës mes bulevardit. Si mund të mbushin sheshet dhe bulevardet, demokratët dhe mbështetësit e PD-së, tek shohin mes tyre milionerët e partisë, ata që sa ishin prokurorë, gjyqtarë dhe ministra, mbushën thasët dhe vunë pasuri të pamerituara.

Zbrazëtia e bulevardit dhe shesheve, e ka një shpjegim. Nuk mund ti trajtosh më demokratët si dele, si njerëz pa dinjitet, dhe të mandatosh për deputetë, milionerët, sepse mbushin arkën e partisë. Mjafton ti dëgjosh se si këta milionerë, sillen dhe flasin në Parlament dhe komisionet parlamentare, për tu bindur sa fallco dhe hipokritë janë. Ata u bënë deputetë, pasi u flakën nga drejtësia, pasi mbushën dyshekët me miliona euro, pasi blenë vila dhe pallate, për të patur një mandat “ligjvënësi”, si mburojë  nga  hetimi dhe gjykimi i drejtësisë re.

Një parti e mbushur me hipokritë dhe abuzues, e mbushur me milionerë, nuk mund të vijë në pushtet me kauza të “antikorrupsionit”. Ajo parti është e destinuar të rrijë gjatë, shumë gjatë në opozitë, derisa SPAK dhe GJKKO, të japin verdiktin e tyre  edhe për sheikët me mandat deputeti.

Next Post
“Ka patur shqetësime në zemër, por…”, flet vëllai i Shpat Kasapit: Këto orë, si ferri në tokë

"Ka patur shqetësime në zemër, por...", flet vëllai i Shpat Kasapit: Këto orë, si ferri në tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In